Ka ditë kur lëkura të flet. Pas diellit, pas erës së ftohtë, pas një dite të gjatë me maskë në fytyrë apo thjesht kur ndihet e tendosur dhe e nxehtë. Në ato momente, ajo nuk kërkon shumë, kërkon vetëm pak qetësi.
Këtu hyn uji termal.
Çfarë është, në fakt?
Uji termal nuk është thjesht ujë. Është ujë që lind thellë në tokë, i pasur me minerale dhe elemente gjurmë si selen, silic dhe zink. Pikërisht ky përbërje natyral i jep vetinë e tij më të çmuar: aftësinë për të qetësuar dhe ekuilibruar lëkurën, pa e ngarkuar.
E gjen zakonisht në formë spray-i, të lehtë, freskues, gati për çdo moment të ditës.
Pse i bën mirë lëkurës
- Qetëson menjëherë. Skuqjet, ndjesinë e djegies pas diellit apo pas rruajtjes, tendosjen, i zbut me një puhizë.
- Freskon dhe hidraton. Një spërkatje e shpejtë kthen freskinë në ditët e nxehta apo në ambiente me ngrohje e ajër të kondicionuar.
- Përgatit lëkurën. E aplikuar para kremit, ndihmon që produktet e tjera të thithen më mirë.
- I përshtatet lëkurës më të ndjeshme. Pa parfum, pa alkool, pa acarime,i butë sa për fëmijët dhe lëkurën reaktive.
Si ta përdorësh
Thjesht. Mbaje shishen rreth 20 cm larg fytyrës, spërkat lehtë, prit pak sekonda dhe thaje me përkëdhelje me një peshqir ose lëre të thithet vetë. Mund ta përsëritësh sa herë lëkura ka nevojë, në mëngjes, mbas stërvitjes, pas plazhit, apo thjesht kur do një moment freskie.
Për kë është?
Për të gjithë, sinqerisht. Por bëhet mik i ngushtë për lëkurën e ndjeshme, për ata që kalojnë orë para ekranit, për prindërit që duan diçka të butë për fëmijët, dhe për këdo që pas një dite të gjatë do thjesht pak qetësi në lëkurë.
Kërko këshillën e farmacistit tonë për ujin termal që i përshtatet më mirë lëkurës tënde. Jemi këtu për ty.