Artikull

Pastrimi i lëkurës gjatë verës: Çfarë duhet të ndryshoni në rutinën tuaj?

Publikuar më
Pastrimi i lëkurës gjatë verës: Çfarë duhet të ndryshoni në rutinën tuaj?

Gjatë verës, lëkura përballet me:

– djersë më të shtuar

– SPF dhe makeup më të rëndë

– kripën e detit

– klorin

– yndyrë dhe papastërti të akumuluara

Prandaj, pastrimi i duhur bëhet një nga hapat më të rëndësishëm për të mbajtur lëkurën të pastër, të hidratuar dhe me glow.

Pse vera kërkon rutinë tjetër?

Temperaturat e larta rrisin prodhimin e yndyrës dhe bllokimin e poreve. Nëse lëkura nuk pastrohet si duhet, mund të shfaqen:

– puçrra

– pika të zeza

– irritime

– dehidratim

– teksturë jo uniforme

Çfarë duhet të përdorni gjatë kësaj periudhe?

1. Pastrues i butë por efektiv

Zgjidhni cleansers që:

✔️ pastrojnë pa tharë lëkurën 

✔️ ruajnë barrierën mbrojtëse 

✔️ janë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm

Lëkurat mikse apo me akne kanë nevojë për formulime më balancuese, ndërsa lëkurat sensitive kërkojnë produkte qetësuese.

2. Serum hidratues

Pas ekspozimit në diell, lëkura humbet ujë më shpejt.

Produkte me:

– Hyaluronic Acid

– Niacinamide

– Panthenol

– Aloe Vera

ndihmojnë në rikthimin e hidratimit dhe qetësimin e lëkurës.

Produktet që preferohen më shumë gjatë verës

Në Farmaci Kazanxhi mund të gjeni produkte të përshtatshme për rutinën verore si:

– Frezyderm Velvet SPF

– Rilastil Sun System

– Serume Neostrata

– produkte hidratimi dhe rigjenerimi për pas dielli

A duhet exfoliation gjatë verës?

Po, por me kujdes.

Eksfolimi i lehtë 1–2 herë në javë ndihmon:

✔️ pastrimin e poreve 

✔️ eliminimin e qelizave të vdekura 

✔️ përmirësimin e teksturës së lëkurës

Por përdorimi i tepërt mund ta sensibilizojë lëkurën ndaj diellit.

Mos harroni:

Pastrimi i mirë nuk ka të bëjë vetëm me estetikën. 

Është mënyra si lëkura juaj mbrohet, rigjenerohet dhe qëndron e shëndetshme gjatë gjithë verës.

Sepse glow-i i vërtetë fillon nga një lëkurë e pastër dhe e kujdesur.