Description
Youth Lab Age-Defense Watery Sunscreen SPF50+
Youth Lab Age-Defense Watery Sunscreen SPF50+ ka një teksturë të lehtë, që përthithet plotësisht nga lëkura dhe le një ndjesi të këndshme.
Mbron nga rrezatimi diellor si dhe nga faktorët mjedisorë të jashtëm.
Hidraton lëkurën, parandalon proçesin e foto-plakjes dhe rregullon barrierën e lëkurës.
Falë strukturës së tij ujore dhe jo vajore, përhapet lehtësisht dhe përthithet në çast, duke mos lënë mbetje të bardha apo yndyrore.
I testuar dermatologjikisht dhe jo komedogjenik.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe me tendencë akneike.
Wet Skin Sun Protection Spray SPF 50+
Formulim inovativ, i cili mund të aplikohet në lëkurë të njomë dhe të qëndrojë aty, duke ofruar mbrojtje maksimale ndaj rrezatimit UVA dhe UVB. Spraji në të njëjtën kohë stimulon proçesin natyral të nxirjes.
Këtë e arrin në sajë të pranisë në formulim të beta karotenit.
Nuk le shenja në lëkurë, por i ofron asaj butësi dhe freski.
Kombinimi i ekstrakteve të shalqirit me trëndafilin dhe manjolën krijojnë një aromë të këndshme verore.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
I testuar dermatologjikisht.
Pa parabene.
Pa gluten.
Jo komedogjenik.
I përshtatshëm për veganë. Nuk testohet në kafshë.
Youth Lab Tan After Sun
Xhel-krem që synon të ruajë ngjyrën e lëkurës pas ekspozimit në diell dhe ta intensifikojë atë, të qetësojë irritimet e lëkurës dhe të rikthejë lëkurën në gjendjen optimalë të hidratimit.
I përshtatshëm për trupin dhe për fytyrën.
Ndër benefitet që sjell përdorimi i këtij produkti përmendim:
– riparon lëkurën
– këtë e arrin në sajë të pranisë së algave Bifurcaria, të cilat veprojnë kundër radikaleve të lirë që krijohen nga ekspozimi në diell;
– nxit proçesin natyral të nxirjes – në sajë të pranisë së acetyl tirozinës, e cila imiton sjelljen e melaninës;
– ka veprim zbutës dhe qetësues
– në sajë të pranisë së alantoinës dhe dhe ekstrakteve te Epilobiumit, të cilat kanë veti të qetësojnë lëkurën në mënyrë të menjëhershme;
– hidraton lëkurën – në sajë të pranisë së lëngut të Aloes dhe vajrave biomimetike, kryesisht vajit Macademia, të cilët pengojnë humbjen e ujit dhe rivendosin ekuilibrin në shtresën e jashtme lipidike të lëkurës.
Pavarësisht se kremi ka një teksturë të trashë absorbohet plotësisht nga lëkura dhe qetëson lëkurën në mënyrë të menjëhershme.
I testuar dermatologjikisht.
Jo komedogjenik.
I përshtatshëm për veganë.
Pa gluten.
Pa parabene.
Pa alkool.
Nuk testohet në kafshë
Reviews
There are no reviews yet.