Description
Furçë pastruese me fije të buta, e nevojshme dhe e domosdoshme për një pastrim të thellë të fytyrës dhe qafës. Siguron pastrim të plotë dhe zhbllokim të poreve, pasi eleminon qelizat e vdekura dhe sasinë e tepërt të yndyrës të grumbulluar aty.
Furça mundëson një eksfoljim të lehtë, duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke nxjerrë në pah shtresën e re, të butë dhe plot shkëlqim. Largon make-up-in dhe masazhon lëkurën. Përdoret dhe në zonat më të ndjeshme të fytyrës, pa i irrituar ato.
Furça vjen së bashku me një kapak plastik që mundëson ruajtje të sigurt dhe transport të lehtë të saj.
Përdorimi:
-
Me larës fytyre: Njomni furçën dhe vendosni larësin mbi të. Masazhoni fytyrën dhe qafën për 1-2 minuta. Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
-
Me maska: Pasi maska ka qëndruar në fytyrë, njomni furçën dhe masazhoni lehtësisht për rreth 1 minutë. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë të bollshëm.
-
Pastrim i furçës: Përdorni sapun dhe ujë të bollshëm. Lëreni të thahet pa kapak. Mos përdorni alkool ose detergjent tjetër. Nuk pastron sytë
Reviews
There are no reviews yet.