Description
Solucioni me pika i veshit Tropex përmban fenazon, i cili është një analgjezik (qetësues i dhimbjeve) dhe anti-inflamator.
Tropex përdoret për të lehtësuar simptomat që shoqërojnë inflamacionin e veshit.
Mos përdorni Tropex:
– Nëse keni probleme me daullen e veshit.
– Nëse jeni alergjik ndaj fenazonit ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi.
Përkujdesje
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni Tropex.
Nëse simptomat nuk përmirësohen brenda 24 orëve këshillohuni me mjekun tuaj.
Nëse ka filluar infeksion, këshillohuni me mjekun tuaj.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, mendoni se mund të jeni shtatzënë ose po planifikoni një shtatzëni, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Si të gjitha barnat, edhe ky medikament mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse nuk shfaqen te të gjithë.
Fenazoni mund të shkaktojë problematika të lëkurës ose reaksione të mbindjeshmërisë (reaksione alergjike).
Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Përdorimi
Përdoreni këtë medikament siç është e përshkruar në fletë-përshkrues ose siç e këshillon mjeku ose farmacisti juaj.
Tropex është për përdorim në vesh (administrojeni produktin vetëm në vesh).
Mund ta aplikoni 3–4 herë në ditë nga 4–6 pika në vesh.
Nëse nuk jeni të sigurt për mënyrën e përdorimit këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Reviews
There are no reviews yet.