Description
Xhel-krem hidratues dhe ribalancues.
Zbut dhe qetëson irritimet e lëkurës së ndjeshme, të skuqur ose acaruar si pasojë e ekspozimit ndaj agjentëve të jashtëm agresivë ose trajtimeve intensive kozmetike dhe dermo-estetike.
Është perfekt për të pakësuar skuqjen e përkohshme ose të vazhdueshme, dhe si një ndihmës për lëkurën kuperoze/rozacea.
Në sajë të pranisë në formulim të ceramideve bio-mimetike, ai ribalancon dhe forcon funksionin barrierë të lëkurës.
Në sajë të pigmenteve kromo-korrigjuese, zvogëlon skuqjen, uniformizon ngjyrën dhe i jep lëkurës shkëlqim.
Përbërësit aktivë:
-
Kompleksi Anti-rouge: ndihmon në pakësimin e skuqjes së përkohshme dhe të vazhdueshme të lëkurës:
-
Pakëson çlirimin e ndërmjetësve inflamatorë që nxisin vazodilatacionin e shoqëruar me rritjen e brishtësisë së kapilarëve.
-
Forcon muret e kapilarëve.
-
-
Hyalu Smart PGA: për lëkurë më të lëmuar dhe më të fortë.
-
Sistemi REVIBIOME: bazuar në pre-probiotikët, ribalancon mikrobiomën e lëkurës dhe forcon funksionin e saj barrierë.
-
Centella Asiatica: me veti të theksuara riparuese dhe ri-epitelizuese.
-
Ekstrakte të gështenjës së kalit dhe kalendulës: burim natyral i bio-flavonoideve, me veprim vazombrojtës dhe kundër skuqjes.
-
Ceramide biomimetike: forcon funksionin barrierë të lëkurës dhe stimulon proçeset e rigjenerimit të lëkurës.
-
Pigmentet korrigjuese të gjelbra: barazojnë ngjyrën dhe i japin lëkurës një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim.
Përdorimi:
Aplikojeni kremin në mëngjes dhe mbrëmje në fytyrën dhe qafën e pastruar paraprakisht.
Masazhojeni butësisht deri në absorbim të plotë nga lëkura.
Për rezultate sa më të kënaqshme përdorni Microbioma Calming Serum para kremit.
Reviews
There are no reviews yet.