Description
Trajtim intensiv ribalancues për lëkurë problematike, me pore të mëdha dhe shenja.
Ideal për t’u përdorur nga persona me lëkurë kuperoze, lëkurë me akne dhe lëkurë të irrituar nga terapitë farmakologjike ose antibiotikët.
Falë ReviBiome System, ribalancon ekosistemin e bakterieve të mira që ndodhen në sipërfaqen e lëkurës, me qëllim që të veprojnë kundër proceseve të irritimit, dehidratimit dhe problematikave të tjera si pasojë e moshës.
Përbërësit aktiv:
● ReviBiome System – ribalancon mikrobiomën e lëkurës.
● HYALU SMART PGA – anti-rrudhë, elasticizues, tonifikues dhe hidratues.
● Seboclear – rregullon prodhimin e yndyrës dhe vepron kundër akneve.
● Anti-rouge complex – riforcon muret e kapilarëve dhe ndihmon në uljen e skuqjes në fytyrë.
● Vitamin PP 3% – forcon lëkurën duke frenuar formimin e pikave të zeza dhe shenjave të akneve.
Përdorimi
Pas pastruesit dhe tonikut, aplikoni 1 deri në 2 pika të serumit në fytyrë dhe qafë.
Reviews
There are no reviews yet.