Description
Colpofix® është një preparat inovativ: një xhel me karakteristika tiksotropike që për shkak të ngjeshjes mekanike, kur aplikohet kthehet në lëng dhe pas aplikimit kthehet në formën e xhelit.
Forma unike dhe ergonomike e aplikatorit lejon një shpërndarje uniforme dhe efektive direkt dhe në thellësi në mukozën cerviko-vaginale, duke shmangur derdhjet.
Colpofix® përmban si substanca funksionale: polikarbofil dhe karboksimetil beta-glukan.
Colpofix ka disa veprime:
- Formon një shtresë mbrojtëse në mukozën e qafës së mitrës nga veprimi i dëmshëm i agjentëve të jashtëm mikrobikë.
- Nxit riepitelizimin dhe regresionin e lezioneve të qafës së mitrës, falë kontrollit të kushteve fiziologjike në zonën cerviko-vaginale.
- Rivendos ekuilibrin në florën vaginale si pasojë e rregullimit të pH dhe efektit prebiotik që ka.
Ka raste që ngjyra e xhelit mund të ndryshojë si pasojë e përmbajtjes që ka por kjo nuk do të thotë që i humbet efekti.
Indikohet vetëm për përdorim vaginal.
Përdorimi i zgjatur i produktit mund të shkaktojë fenomene sensibilizimi ose acarimi lokal; nëse kjo ndodh ndaloni trajtimin dhe këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Të mos përdoret nëse aplikatori është i dëmtuar.
COLPOFIX përdoret vetëm në rastet kur e këshillon mjeku, prandaj mund të merret vetëm me recetë nga mjeku gjinekolog.
Përdorimi:
- Të mos tundet përpara përdorimit.
- Aplikatorët vaginalë janë një përdorimësh.
- Vendosni aplikatorin te flakoni me solucion.
- Shtrihuni në shpinë me gjunjë të përkulur dhe vendosni aplikatorin në vaginë.
- Spruconi 5 herë.
- Hidheni aplikatorin dhe mbylleni flakonin.
- Aplikohet 1 herë në ditë (5 sprucime) për 10 ditë, në mbrëmje para gjumit.
Reviews
There are no reviews yet.