Pic Clear Rapid Blood Pressure Monitor

(0 vlerësime)

9 600 L

Blood pressure monitor with XL display

18 persona po e shikojnë këtë produkt

Description

Pajisje elektrike që mat tensionin bazuar në teknologji inovative.

Dizajni i tij përputhet me parimet estetike dhe ergonomike të filozofisë DLS, ndërsa Rapid Tech – Comfort Experience e bën matjen të shpejtë dhe të rehatshme.

Rapid Tech – Comfort Experience realizon matjen ndërsa mansheta është duke u fryrë dhe jep një rezultat të shpejtë dhe të rehatshëm.

Clear Rapid është gjithë-përfshirës dhe i shpejtë, me shkronjat dhe ekranin e madh që bëjnë të mundur leximin e vlerave edhe në dritë të ulët: ideal për matje të shpeshta dhe të detajuara.

Clear Rapid është projektuar për njerëz që kanë nevojë për monitorim të afërt dhe të saktë. Monitori i rrahjeve të zemrës ju ndihmon të mbani nën vëzhgim gjendjen tuaj kardiake dhe të identifikoni çdo parregullsi. Sensori i lëvizjes së krahut ju jep informacion të vlefshëm gjatë matjes. Treguesi grafik ju përditëson mbi nivelin e presionit në kohë reale.

Clear Rapid gjithashtu llogarit automatikisht mesataren e 3 leximeve të fundit dhe, duke ruajtur 200 rezultate të organizuara në 2 zona, ju lejon të krijoni një ditar klinik të ndarë, për 2 persona ose për matje në mëngjes dhe në mbrëmje.

Shoqërohet me një çantë e cila ju mundëson ta merrni me vete gjatë ditës.

Përdorimi

Përpara se të kryeni matjen e tensionit duhet:

– të shmangni konsumimin e duhanit, ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;

  • të keni qënë në gjendje qetësie për të paktën 5 minuta para matjes;
  • të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar do jetë më e lartë;

– të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.

Gjatë matjes mansheta duhet të vendoset tek krahu i majtë.

Video e mëposhtme ju ndihmon dhe orienton për mënyrën e saktë të matjes.

Garancia

Kjo çertifikatë garancie lëshohet nga kompania Elba SHPK me autorizim të PIC DARE. Vlefshmëria e saj njihet deri në datën e përcaktuar mbi ambalazhin e produktiti nga dita e shitjes. Kompania nuk mban përgjegjësi për defekte si pasojë e ushtrimit të forcës, thyerjes. kohëzgjatjes së baterive dhe amortizimit të aksesorëve. Certifikata nuk është e vlefshme nëse nuk shoqërohet nga kuponi tatimor i cili verifikon blerjen e produktit.

Additional information

Firma

Pic

Forma

aparat tensioni elektronik

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Pic Clear Rapid Blood Pressure Monitor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *