Pic CardioAfib Blood Pressure Monitor

(0 vlerësime)

11 050 L

Arrhythmia detection technology in a blood pressure meter

34 persona po e shikojnë këtë produkt

Description

Pic CARDIOAfib është një aparat tensioni elektronik që jo vetëm tregon vlerat e presionit të gjakut por sinjalizon dhe aritminë, posaçërisht fibrilacionin atrial dhe kontraksionet e parakohshme.

CardioAfib ka një Pic Pulse Detector™, një inovacion teknologjik nga Pic që shqyrton fibrilacionin atrial ose çdo aritmi gjatë matjes së tensionit.

Ai gjithashtu ka të gjitha funksionalitetet e matësve të tjerë të tensionit të gjakut Pic: mund të ruajë 120 regjistrime të ndara për 2 përdorues dhe kryen matje të trefishta për saktësi.
Mansheta është e dizenjuar në mënyrë të tillë që tregon mënyrën se si duhet të vendoset.

Shoqërohet me një çantë e cila ju mundëson ta merrni me vete gjatë ditës.

Përdorimi:
Përpara se të kryeni matjen e tensionit duhet:
– të shmangni konsumimin e duhanit, ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;
– të keni qënë në gjendje qetësie për të paktën 5 minuta para matjes;
– të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar do jetë më e lartë;
– të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.

Gjatë matjes mansheta duhet të vendoset tek krahu i majtë.

Garancia:
Kjo çertifikatë garancie lëshohet nga kompania Elba SHPK me autorizim të PIC DARE. Vlefshmëria e saj njihet deri në datën e përcaktuar mbi ambalazhin e produktit nga dita e shitjes. Kompania nuk mban përgjegjësi për defekte si pasojë e ushtrimit të forcës, thyerjes, kohëzgjatjes së baterive dhe amortizimit të aksesorëve. Certifikata nuk është e vlefshme nëse nuk shoqërohet nga kuponi tatimor i cili verifikon blerjen e produktit.

Additional information

Firma

Pic

Forma

aparat tensioni elektronik

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Pic CardioAfib Blood Pressure Monitor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *