Description
Formulim jashtëzakonisht i butë, për të gjithë familjen.
Xhel shkumues, që përshtatet me pH fiziologjik të lëkurës, dhe mundëson pastrim të plotë pa dëmtuar shtresën hidro-lipidike të lëkurës.
Indikohet dhe për pastrimin e lëkurës së thatë të trupit dhe fytyrës.
D-panthenoli dhe betaina sigurojnë hidratimin optimal të skalpit, dhe ofrojnë mbrojtje natyrale kundër acarimit që vjen nga tharja e tepruar.
Ekstrakti i kamomilit mbron nga faktorët e jashtëm dëmtues, dhe në të njëjtën kohë rigjeneron lëkurën dhe forcon flokët.
Nuk shkakton ndjesi djegie te sytë.
I le flokët të butë dhe i bën shumë të lehtë në krehje.
Rekomandohet për larjen e përditshme të kokës së fëmijëve që nga dita e parë e lindjes.
Rekomandohet për t’u përdorur nga fëmijët dhe të rriturit që kanë probleme me dermatitin.
Përdorimi
Përdorim te të porsalindurit:
-
Hidhni një dozë të shampos direkt në vaskë.
-
Lani butësisht kokën e foshnjes dhe më pas shpëlajeni.
Përdorim te fëmijët dhe të rriturit:
-
Aplikoni shampon në flokë të njomë dhe masazhojeni në të gjithë lëkurën e kokës.
-
Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Xheli larës përdoret edhe për larjen e fytyrës dhe trupit.
Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Reviews
There are no reviews yet.