Description
Ndryshimet stinore sjellin probleme me rrugët respiratore, duke vështirësuar frymëmarrjen. Gjatë pranverës dhe verës polenet mund të shkaktojnë rinit alergjik, tështima, skuqje dhe kruarje të syve dhe hundës. Në vjeshtë dhe dimër shfaqen infeksione virale me hundë të bllokuara, kollë dhe dhimbje fyti.
Kur fëmija ka kollë ose vështirësi në frymëmarrje, Macja Nami ndihmon që terapia me avull të jetë më e pranueshme për fëmijët.
Karakteristikat:
- Aparat aerosoli për të gjithë familjen
- Dizajn në formë maceje për fëmijë 2–6 vjeç
- Efektiv për problemet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes
Përmbajtja e paketimit:
- Aparati i aerosolit
- Seti i aksesorëve
- Tubi i ajrit (PVC 100 cm)
- Maska për të rritur (PVC)
- Maska për fëmijë (PVC)
- Manuali i përdorimit
Përdorimi / këshilla:
- Nuk përdoret nga pacientë inkoshientë ose me funksion respirator të dëmtuar
- Mos e përdorni me duar të lagura
- Mos përdoret nëse tubi ose spina janë të dëmtuara
- Përdoret vetëm me adaptor origjinal
- Filtri ndërrohet çdo 70 ditë
- Mos përdoret mbi 40°C
Garancia:
Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.
Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.
Garancia nuk mbulon këto pika:
a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;
b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;
c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;
d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;
e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.
Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.
Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.
Reviews
There are no reviews yet.