Description
Seti përmban:
- Nuxe Tanning Sun Oil Face and Body Spray SPF30.
- Nuxe Refreshing After-Sun Lotion.
Nuxe Tanning Sun Oil Face and Body Spray SPF30:
Vaji me SPF30 Nuxe mbron jo vetëm fytyrën dhe trupin tuaj nga rrezet e diellit, por dhe mjedisin ujor. Kompleksi unik me filtra mbrojtës, siguron mbrojtje me spektër të gjerë UVA/UVB dhe parandalon dukurinë e fotoplakjes (plakjen e lëkurës si pasojë e ekspozimit në diell).
Përthithet shpejt dhe plotësisht. Teksturë unike që ushqen lëkurën dhe stimulon nxirjen.
Aroma e kombinuar e portokallit të ëmbël, lules Tiare dhe vaniljes janë aroma e duhur për t’iu shoqëruar gjatë verës.
Përfitimet:
- Formulë jo toksike për ekosistemin detar (e testuar në alga, korale dhe baktere përfaqësuese të jetës detare).
- Sistemi inovativ i pompës ON/OFF bën të mundur heqjen e tapave plastike për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit: nuk ka më rrezik për të humbur kapakun jashtë!
- Rezistente ndaj ujit.
- Jo komedogjene.
Nuxe Refreshing After-Sun Lotion:
Formulim ideal për qetësimin e lëkurës së ekspozuar në diell.
Freskon lëkurën dhe e hidraton atë.
Tekstura e tij jo ngjitëse nxit nxirjen dhe bën që ajo të zgjasë në kohë.
Ka një aromë të këndshme lulesh.
Përdorimi
Nuxe Tanning Sun Oil Face and Body Spray SPF30:
Aplikoni vajin mbrojtës dhe nxirës Nuxe përpara ekspozimit në diell.
Mos e spruconi direkt në fytyrë. Sprucojeni vajin në duart tuaja dhe më pas përhapeni njëtrajtësisht në fytyrë.
Në trup mund ta spërkasni direkt vajin dhe ta përhapni në mënyrë uniforme.
Riaplikojeni shpesh, veçanërisht pas notit ose tharjes së lëkurës me peshqir.
Aplikimi i një sasie të pamjaftueshme të produktit do të ulë ndjeshëm nivelin e mbrojtjes nga dielli.
Ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm.
Asnjë produkt për kujdesin ndaj diellit nuk ofron mbrojtje 100%.
Shmangni ekspozimin në diell në mesditë.
Nuxe Refreshing After-Sun Lotion:
Aplikoni qumështin në fytyrë dhe trup, çdo mbrëmje pas ekspozimit në diell.
Reviews
There are no reviews yet.