Nuxe Set (Huile Prodigieuse + Huile Prodigieuse OR Roll On)

(0 vlerësime)

Original price was: 3 900 L.Current price is: 2 730 L.

Set për trupin, flokët dhe fytyrën
100 ml, 8 ml

31 persona po e shikojnë këtë produkt

Description

Përshkrimi i plotë:
Set Nuxe.
Blini Nuxe Huile Prodigieuse Seche dhe përfitoni falas roll-on-in Huile Prodigieuse Or.

Vaj i thatë Nuxe ushqen, riparon dhe zbukuron fytyrën, trupin dhe flokët.

Formulë e pasur me 7 vajra të çmuar bimorë:

  • Vaj tsubaki – i përdorur nga geishat prej vitesh, për të mbrojtur, ushqyer dhe hidratuar flokët dhe lëkurën.
  • Vaj camellia – i njohur dhe përdorur prej shekujsh në Azi për vetitë e tij ushqyese dhe mbrojtëse.
  • Vaj argani – vaji organik i arganit përpos vetive ushqyese njihet dhe për vetitë riparuese të flokut të dëmtuar.
  • Vaj bajamesh të ëmbla – i pasur me omega-6 dhe omega-9, ka efekt të dukshëm ushqyes dhe zbutës në lëkurë.
  • Vaj Borago – vaji i kësaj bime të egër i rikthen elasticitetin e humbur të lëkurës.
  • Vaj lajthie – i pasur me acide yndyrore dhe vitaminë E, ka efekt zbutës dhe hidratues të menjëhershëm.
  • Vaji i Macadamias – falë teksturës së veçantë, përthithet menjëherë nga epiderma, duke mos lënë ndjesi të pakëndshme në lëkurë.

Efekt antioksidues dhe mbrojtës ndaj ndotjes.
Zvogëlon pamjen e shenjave të strijave.

Huile Prodigieuse® Or format roll-on 8ml:
Rizbuloni Huile Prodigieuse® në një format të ri roll-on. Format i ri, e njëjta formulë.
I jep shkëlqim fytyrës dhe dekoltesë.
Përdoreni atë në çdo rast për një shkëlqim të menjëhershëm, me një teksturë me prekje të thatë.

 

Përdorimi:

Vaji i thatë Nuxe mund të përdoret gjatë gjithë vitit, në fytyrën, trupin dhe flokët tuaj.

  • Në fytyrë – aplikoni një herë në ditë, me lëvizje nga qendra në drejtim të kontureve të fytyrës dhe dekoltesë.
  • Në trup – masazh në zonat e dëshiruara dhe mbi shenjat e strijave, duke përdorur lëvizjet rrethore.
  • Në flokë – aplikohet në gjatësinë e flokëve dhe majat e tyre, sa herë është e nevojshme. Për një efekt më intensiv mund të përdoret në flokë një ose dy herë në javë, si maskë për 10 minuta para larjes.
  • Roll-on – aplikojeni lehtësisht, duke insistuar në pikat e dritës (mollëza, pjesa e sipërme e hundës, balli sipër vetullave, dekolteja, shpatullat), më pas përhapeni me majën e gishtave. Lëkura do të ketë një shkëlqim të artë.

Kujdes:

  • Tundeni flakonin para përdorimit.
  • Mos e aplikoni në zonën e syve ose buzëve.

Additional information

Veprues

hidratues/ushqyes

Firma

Nuxe

Forma

vaj

Sasia

100ml, 8ml

E përshtatshme

Për cdo lëkurë

Specifike

flokët, fytyra, trupi

Mosha

Të rritur

Tipi Flokut

Për çdo tip floku

 

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, DICAPRYLYL ETHER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CORYLUS AVELLANA (HAZEL) SEED OIL, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, PARFUM/FRAGRANCE, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, TOCOPHEROL, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, TOCOPHERYL ACETATE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, ASCORBIC ACID, SOLANUM LYCOPERSICUM (TOMATO) FRUIT EXTRACT, BENZYL SALICYLATE, LINALOOL, LIMONENE, CITRONELLOL, GERANIOL, BENZYL ALCOHOL [N2212/A]

Lista e përbërësve përditësohet vazhdimisht. Ju lutemi referojuni përbërësve të shënuar në paketimin e produktit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Nuxe Set (Huile Prodigieuse + Huile Prodigieuse OR Roll On)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *