Nuxe Set (Huile Prodigieuse Floral + Prodigieuse Floral Shower Gel)

(0 vlerësime)

Original price was: 3 900 L.Current price is: 3 120 L.

Set për trupin, flokët dhe fytyrën
100 ml, 30 ml

37 persona po e shikojnë këtë produkt

Description

Set Nuxe.
Blini Nuxe Huile Prodigieuse Florale dhe përfitoni falas xhelin e dushit Nuxe.

Vaji NUXE me shtatë vajra të çmuar bimorë, tani vjen në një version të ri, me aromë delikate lulesh.
Ky hidratues ka të njëjtën strukturë vaji të thatë dhe të njëjtën efektivitet në trup, fytyrë dhe flokë.

Veprimi i tij anti-oksidues, efekti “mburojë kundër ndotjes” dhe efekti në zvogëlimin e shfaqjes së shenjave të strijave, e bëjnë aleatin tuaj të përditshëm.
Cilësia e vajit të thatë shoqërohet me një aromë lulesh të freskëta, për një moment kënaqësie.

Formulë e pasur me 7 vajra të çmuar bimorë:

  • Vaj tsubaki – i përdorur nga geishat prej vitesh, për të mbrojtur, ushqyer dhe hidratuar flokët dhe lëkurën.
  • Vaj camellia – i njohur dhe përdorur prej shekujsh në Azi për vetitë e tij ushqyese dhe mbrojtëse.
  • Vaj argani – vaji organik i arganit përpos vetive ushqyese njihet dhe për vetitë riparuese të flokut të dëmtuar.
  • Vaj bajamesh të ëmbla – i pasur me omega-6 dhe omega -9, ka efekt të dukshëm ushqyes dhe zbutës në lëkurë.
  • Vaj borago – vaji i kësaj bime të egër i rikthen elasticitetin e humbur lëkurës.
  • Vaj lajthie – i pasur me acide yndyrore dhe vitaminë E, ka efekt zbutës dhe hidratues të menjëhershëm.
  • Vaji i macadamias – falë teksturës së veçantë, përthitet menjëherë nga epiderma, duke mos lënë aspak ndjesi të pakëndshme në lëkurë.

Efekt antioksidues dhe mbrojtjës ndaj ndotjes.
Aromë delikate lulesh, kombinim i qitros, lules së manjolës dhe myshkut.
Zvogëlon pamjen e shenjave të strijave.
Pa vajra mineralë. Pa përbërës me origjinë shtazore.

Xheli i dushit me aromë Nuxe pastron lëkurën dhe e le atë të ndjehet e butë dhe elastike.
Tekstura e tij e pasur me një aromë delikate lulesh (ndërthur notat e freskëta të grejpfrutit, magnolias dhe muskut) e bën procesin e larjes tepër të kënaqshëm.

Përdorimi

Vaji Nuxe mund të përdoret gjatë gjithë vitit, në fytyrën, trupin dhe flokët tuaj.

Në fytyrë – aplikoni një herë në ditë, me lëvizje nga qendra në drejtim të kontureve të fytyrës dhe dekoltesë.

Në trup – masazhoni në zonat e dëshiruara dhe mbi shenjat e strijave, duke përdorur lëvizje rrethore.

Në flokë – aplikohet në gjatësinë e flokëve dhe majat e tyre, sa herë është e nevojshme. Për një efekt më intensiv mund të përdoret në flokë, një herë ose dy herë në javë, si një maskë për 10 minuta para larjes.

Aplikoni xhelin e dushit në lëkurë të njomë, masazhojeni për pak minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Additional information

Veprues

hidratues/ushqyes

Firma

Nuxe

Forma

vaj, xhel

Sasia

100ml, 30ml

E përshtatshme

Për cdo lëkurë

Specifike

flokët, fytyra, trupi

Mosha

Të rritur

COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, MACADAMIA INTEGRIFOLIA SEED OIL, DICAPRYLYL ETHER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CORYLUS AVELLANA (HAZEL) SEED OIL, PARFUM/FRAGRANCE, CAMELLIA OLEIFERA SEED OIL, CAMELLIA JAPONICA SEED OIL, TOCOPHEROL, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, BORAGO OFFICINALIS SEED OIL, TOCOPHERYL ACETATE, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, ROSMARINUS OFFICINALIS (ROSEMARY) LEAF EXTRACT, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, ASCORBIC ACID, LIMONENE, LINALOOL, CITRAL, CITRONELLOL, HYDROXYCITRONELLAL, GERANIOL [N2216/A].

Lista e përbërësve përditësohet vazhdimisht. Ju lutemi referojuni përbërësve të shënuar në paketimin e produktit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Nuxe Set (Huile Prodigieuse Floral + Prodigieuse Floral Shower Gel)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *