Description
NeoStrata Skin Active Antioxidant Defense Serum është një serum i fuqishëm dhe mjaft i përqendruar, formuluar për të luftuar fotoplakjen, e cila shkaktohet nga stresi oksidativ dhe rrezet e forta diellore.
Kjo formulë e përqendruar SynerG 8.0 përmban 8 antioksidantë të fuqishëm me veprim të shumëfishtë dhe është krijuar për të luftuar dëmtimin oksidativ dhe për të mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme.
Acidi Bionik dhe polihidroksi acidet e patentuara “kapin” metalet e rënda që promovojnë oksidimin, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve qelizore të shkaktuara nga dielli.
Kombinimi i fuqishëm i acidit citrik dhe jargavanit, çajit të gjelbër dhe ekstrakteve të farave të rrushit Chardonnay veprojnë së bashku, për të neutralizuar pesë lloje të ndryshme të radikaleve të lirë dhe ndihmojnë në ruajtjen e ADN-së, lipideve dhe membranave qelizore të shëndetshme.
Për më tepër, ky burim super i fuqishëm i ekstraktit të çajit të gjelbër bën të mundur mbrojtjen kundër agjentëve inflamatorë në lëkurë.
Përdorimi
Aplikoni butësisht serumin në fytyrë të pastruar paraprakisht.
Aplikohet në të gjithë zonën e fytyrës dhe qafës ose në zona të veçanta.
Kujdes: Ky produkt përmban një alpha hidroksi acid (AHA), i cili mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës suaj ndaj diellit dhe rrit mundësinë e djegies.
Serumi mund të përdoret vetëm ose poshtë një kremi hidratues ose kremi mbrojtës me SPF.
Reviews
There are no reviews yet.