Description
Formulim unik, inovator, i krijuar nga laboratorët Lierac në bashkëpunim me artistë të make-up-it.
Teksturë e lehtë, fluide, me shkëlqim dhe efekt nude.
E thjeshtë dhe e shpejtë për t’u aplikuar.
I jep lëkurës një shkëlqim uniform, të lehtë dhe natyral.
Mbulon defektet dhe zbut lëkurën.
Formuluar me faktor mbrojtës ndaj diellit (SPF 20), ofron një mbrojtje mesatare ndaj rrezatimit të diellit.
I pranishëm në disa nuanca.
Përdorimi
Mund të aplikohet në 3 mënyra:
– Me anë të gishtave – vendoset një sasi e fondotintës në zona të ndryshme të fytyrës dhe pastaj përhapet nga pjesa e brendshme e fytyrës drejt asaj të jashtmes, me qëllim që ngjyra të jetë uniforme dhe e njëtrajtshme;
– Me furçë të sheshtë – vendosni një sasi të fondotintës në dorën tuaj dhe “zhysni” fijet e buta të furçës. Më pas aplikojeni fondotintën në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme nëpërmjet saj;
– Me sfungjer – hidhni një sasi të mjaftueshme të fondotintës në sfungjer dhe më pas aplikojeni në të gjithë fytyrën në mënyrë uniforme.
Reviews
There are no reviews yet.