Description
Set mbrojtës dhe hidratues për fytyrën dhe buzët.
Seti përmban:
-Timexpert Sun Anti-Ageing Protective Fluid SPF 30
-Hydracure Anti-Pollution Lip Protector SPF 20
Timexpert Sun Anti-Ageing Protective Fluid SPF 30
Fluid i cili mbron dhe riparon qelizat staminale, parandalon shfaqjen e njollave të errëta nga dielli dhe stimulon në mënyrë të sigurt procesin e nxirjes.
Ekstrakt 100% i pastër i rrënjës së xhinxherit:
• Ngadalëson plakjen e lëkurës
• Qetëson skuqjen
• Rrit aftësinë natyrale të lëkurës për t’u rigjeneruar
• Redukton ndjesitë e djegies
• Njëtrajtëson tonin e lëkurës
• Redukton rrudhat dhe vijat e holla
• Parandalon njollat e errëta të formuara nga drita blu
• Mbron lëkurën nga ndotja.
Hydracure Anti-Pollution Lip Protector SPF 20
Balsam multifunksional për buzët i cili mbron nga rrezatimi UV dhe dëmtimet e ndotjes, duke hidratuar thellësisht buzët dhe duke u dhuruar shkëlqim.
Filtrat mbrojtës ofrojnë mbrojtje efektive dhe parandalojnë acarimet dhe dehidrimin e shkaktuar nga rrezet e diellit.
Mikrosferat e hialuronatit të natriumit dhe acidi hialuronik ndihmojnë buzët të ruajnë lagështinë deri në 8 orë pas aplikimit.
Pantenoli i koncentruar përmirëson hidratimin e shtresës më të jashtme të buzëve dhe i ndihmon buzët të rigjenerohen.
Teksturë e hollë e cila nuk ngjit.
Përdorimi
Aplikojeni fluidin në fytyrë 30 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikojeni cdo 2 orë për një mbrojtje të sigurt.
Aplikoni balsamin e buzëve disa herë në ditë sipas nevojës
Reviews
There are no reviews yet.