Description
Zgjebja është një infeksion i transmetueshëm, parazitar i lëkurës.
Ndër shenjat më të shpeshta të zgjebes janë:
-
Kruarja (shtohet dhe më shumë gjatë natës).
-
Rashi kutan (skuqje, acarim i lëkurës).
-
Ulçeracionet dhe plagët që vijnë nga kruarja e lëkurës.
Zgjebja shfaqet si te fëmijët, ashtu dhe te të rriturit. Trajtimi i zgjebes është i vështirë dhe kërkon kohë. Kushtojini rëndësi të veçantë higjienës personale.
Një ndër pomadat më të përdorura për trajtimin e zgjebes është dhe pomada me squfur. Përqëndrimi që përdoret varion në bazë të moshës. Nuk duhet të përdoret më shumë se koha e nevojshme e rekomanduar nga mjeku/farmacisti juaj. Të shmanget kontakti me sytë. Të mos përdoret në fytyrë. Si pasojë e pranisë së squfurit mund të ndodhin irritime dhe thajrje të lëkurës. Me ndërprerjen e trajtimit këto shenja largohen.
Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C. Përdoret deri në 6 muaj mbas hapjes.
Përdorimi
Të aplikohet sipas udhëzimeve të farmacistit. Këshillohet të përdoret në rastet kur e rekomandon mjeku juaj.
Reviews
There are no reviews yet.