Farmaci “Daja” Pomadë anti-herpes

(0 vlerësime)

1 600 L

Pomadë për trajtimin lokal të herpesit të lëkurës

50 g

37 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: PG022 Kategoria: Tags: , ,

Description

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, që mund të trajtohet por nuk kurohet. Shenjat e para të shfaqjes së herpesit janë kruarja dhe djegia në zonën ku do të shfaqet.

Herpesi trajtohet kryesisht me medikamente antivirale (aciklovir). Ekzistojnë një sërë pomadash/kremërash me aciklovir për trajtimin lokal të herpesit.

Përgatitja jonë galenike është formuluar për herpesin e lëkurës. Krahas aciklovirit përmban dhe deksametazon dhe mentol.

  • Deksametazoni ul inflamacionin.

  • Mentoli pakëson kruarjen dhe jep një ndjesi freskie në lëkurë.

Kujdes:

  • Indikohet vetëm për përdorim të jashtëm.

  • Të mbahet larg fëmijëve.

  • Të mos përdoret nëse jeni alergjikë nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.

Ruajtja:

  • Të ruhet në vend të freskët, në temperaturë deri 25°C.

  • Përdoret deri në 6 muaj pas hapjes.

Përdorimi

Lyerje lokale në zonën ku është herpesi, disa herë në ditë.

Additional information

Veprues

antiviral

Firma

Farmaci DAJA

Forma

pomadë

Sasia

50 g

Specifike

trupi

Mosha

Të rritur

Aciclovir, deksametazon, mentol, anestezinë, belo bazë.

Lista e përbërësve përditësohet vazhdimisht. Ju lutemi referojuni përbërësve të shënuar në paketimin e produktit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Farmaci “Daja” Pomadë anti-herpes”

Your email address will not be published. Required fields are marked *