Farmaci “Daja” Përgatesë për gojën 1

(0 vlerësime)

850 L

Formulim që trajton aftet dhe ulçeracionet e gojës
25 g

35 persona po e shikojnë këtë produkt

Description

Nuk janë të pakta rastet kur kemi të bëjmë me ulçeracione të kavitetit oral ose siç quhen ndryshe afte.
Në pjesën më të madhe të rasteve nuk krijojnë shqetësime për shëndetin.
Aftet janë shumë të dhimbshme, sidomos gjatë konsumimit të ushqimit ose lëngjeve.

Aftet mund të shkaktohen nga:
– infeksionet virale;
– infeksionet bakteriale;
– infeksionet mykotike;
– nga disa medikamente;
– nga disa substanca kimike etj.

Aftet nuk kanë gjithmonë nevojë për trajtim.
Për një periudhë 1 ose 2 javore ato largohen dhe pa trajtim.
Në rastet kur kanë kaluar 3 javë dhe aftet nuk janë larguar akoma, rekomandohet të këshilloheni me nje mjek.
Ekzistojnë një sërë trajtimesh lokale për aftet, me qëllim përmirësimin e simptomave.
Një ndër to është dhe përgatitja jonë galenike.

Përgatitja jonë galenike përmban:
– një substancë antimikrobike (metronidazoli);
– një anestetik lokal (anestezina);
– një antiseptik (glicerine borax).

Është tepër efikase në trajtimin e afteve.
Indikohet për përdorim lokal.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të mos përdoret nëse jeni alergjikë nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.

Ruhet në temperaturë 2-8° C.
Përdoret deri në 3 muaj mbas hapjes.

Vëmendje: Ky produkt mund të transportohet vetëm në Tiranë, jo në qytete të tjera, për shkak të kushteve specifike të ruajtjes.

Përdorimi:
Lyerje e gojës 3-4 herë në ditë.
Të mos konsumohen ushqime për 30 minuta.

Additional information

Veprues

rigjenerues

Firma

Farmaci DAJA

Sasia

25g

Mosha

Të rritur

Metronidazol, anestezinë, borax, glicerinë.

Lista e përbërësve përditësohet vazhdimisht. Ju lutemi referojuni përbërësve të shënuar në paketimin e produktit.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Farmaci “Daja” Përgatesë për gojën 1”

Your email address will not be published. Required fields are marked *