Description
Sterilizues elektrik me avull i cili eliminon 99.
9% të baktereve dhe mykut.
Aksesorët dhe shishet qëndrojnë të sterilizuara deri në 24 orë pas përfundimit të ciklit, nëse kapaku është i pahapur, pra shishet dhe pjesët e tjera mund të ruhen brenda pa u ndotur.
Dy filtrat e tipit HEPA kapin deri në 95% të grimcave të ajrit, duke siguruar ajër të pastruar për tharje maksimale.
– Çdo filtër i tipit HEPA zgjat deri në 6 muaj për një vit të plotë filtrimi;
– Gota matëse e përfshirë e bën të lehtë shtimin e ujit;
– Tabakaja e përfshirë lejon që aksesorët të mbahen të organizuar;
– Shporta e lëvizshme përshtatet me të gjitha shishet e Dr.
Brown’s.
Perdorimi
1.Përpara përdorimit të aparaturës është e rëndësishme që të gjitha shishet, pjesët e shisheve dhe aksesorët e tjerë të jenë të pastwr.
2.Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të sheshtë.
3.Mbushni kupën matëse deri në 110 ml me ujë dhe derdheni ujin në pllakën e ngrohjes brenda aparaturës.
4.Vendosni shishet dhe aksesorët .
5.Ndizeni pajisjen.
Funksioni vetëm për sterilizimin:
6.Realizoni hapat nga 1-5 dhe më pas shtypni butonin “Sterilize Only” që cikli i sterilizimit të fillojë.
7.Kur të përfundojë cikli i sterilizimit, aparatura do të pulsojë pesë herë dhe do të fiket automatikisht.
Prisni 10 minuta që pjesët të ftohen përpara se ti hiqni nga pajisja.
Ky cikël zgjat afërsisht 9 minuta, por mund të ndryshojë nga sasia e ujit që shtoni dhe numrin e aksesorëve që do të sterilizohen.
Funksioni vetëm për tharjen:
8.Shtypni butonin e ndezjes, më pas shtypni butonin “Dry Only” që cikli i tharjes të fillojë.
9.Kur të përfundojë cikli i tharjes, pajisja do të pulsojë pesë herë dhe do të fiket automatikisht.
Ky cikël zgjat afërsisht 45 minuta.
Funksioni automatik i sterilizimit/tharjes:
10.Realizoni hapat 1-5 dhe më pas shtypni butonin “Automatic Sterilize/Dry” që cikli i sterilizimit të fillojë.
11.Kur të përfundojë cikli i sterilizimit, cikli i tharjes do të fillojë automatikisht.
Cikli i tharjes zgjat rreth 45 minuta.
12.Kur të përfundojë cikli i tharjes, pajisja do të pulsojë 5 herë dhe do të fiket automatikisht.
Çdo cikël mund të ndalet në çdo kohë duke shtypur butonin kryesor.
Reviews
There are no reviews yet.