Connettivina Plus Garze Impregnate (acid hialuronik, sulfadiazinë argjendi)

(0 vlerësime)

1 211 L

Garza me acid hialuronik dhe sulfadiazinë argjendi, për rigjenerimin dhe mosinfektimin e plagëve

Kuti x 10 garza (10 cm x 10 cm)

20 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4033 Kategoria:

Description

Connetivina Plus përmban dy përbërës aktivë:

acidin hialuronik dhe sulfadiazinën e argjendit.

Acidi hialuronik është një substancë që prodhohet në organizëm dhe ka aftësi të nxisë sintezën e kolagjenit, të shtojë elasticitetin e indeve dhe të ruajë gjendjen optimale të hidratimit të lëkurës.

Prania e acidit hialuronik është e nevojshme për të përshpejtuar proçesin e shërimit të plagëve.

Sulfadiazina e argjendit bën pjesë në grupin e antibiotikëve sulfonamidë.

Mos përdorni Connettivina Plus garza nëse jeni alergjik nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.

Këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të garzave Connettivina Plus nëse:

  • keni mbindjeshmëri nga ndonjëri prej përberësve të pranishëm në formulim;

  • keni insufiçiencë renale;

  • keni insufiçiencë hepatike;

  • jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.

Connettivina Plus nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, me përjashtim të rasteve kur e këshillon mjeku juaj dhe situata monitorohet gjatë gjithë kohës prej tij.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Perdorimi

Përpara se të vendosni garzat Connettivina, pastroni dhe dezinfektoni plagën, mundësisht me solucion NaCl 0.

9%.

Nxirrni garzën nga paketimi duke prekur vetëm njërën anë të saj dhe vendoseni mbi plagë.

Mund të vendosni një ose disa garza në ditë.

Additional information

Veprues

rigjenerues

Firma

Fidia

Forma

garza/bende

Sasia

10 garza

Mosha

Të rritur

hyaluronic acid, silver sulphadiazina, glicerol, purified water, polietilenglicole

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Connettivina Plus Garze Impregnate (acid hialuronik, sulfadiazinë argjendi)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *