Clarus 0.5 mg/ml (desloratadinë)

(0 vlerësime)

766 L

Shurup me desloratadinë, një medikament OTC me veprim antialergjik
150 ml

42 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4261 Kategoria:

Description

Clarus është njëmedikament antialergjik që nuk ju bën të përgjumur.
Clarus përdoret për:

-të lehtësuar simptomat e lidhura me rinitin alergjik të shkaktuar nga alergjia, tek të rriturit dhe fëmijët mbi 1 vjeç.
Simptomat e alergjisë përfshijnë tështimat, rrjedhjen ose kruarjen e hundës, kruarjen e qiellzës dhe sytë e skuqur ose të përlotur.
-të lehtësuar simptomat e lidhura me urtikarien.
Këto simptoma përfshijnë kruajtje dhe skuqje.
Mos e merrni Clarus nëse:

– jeni alergjik ndaj desloratadinës ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi.
-nëse jeni alergjik ndaj loratadinës.
Mos ua jepni këtë medikament fëmijëve nën 1 vjeç.
Tregojini mjekut tuaj nëse keni marrë, nëse jeni duke marrë ose mund të merrni ndonjë medikament.
Nuk dihen ndërveprime të Clarus me barna të tjerë.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gjiNëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, mendoni se mund të jeni shtatzënë ose po planifikoni të keni një fëmijë, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla përpara se të merrni këtë medikament.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, nuk rekomandohet të përdorni Clarus.
Si të gjitha barnat, edhe Clarus mund të shkaktojë efekte anësore.
Efektet anësore më të zakonshme janë:

-lodhje;
-tharje e gojës;
-dhimbje koke.
Tek fëmijët nën 2 vjeç:

-diarre;
-ethe;
-pagjumësi.
Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.
Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Perdorimi

Gjithmonë merreni këtë medikament siç e ka rekomanduar mjeku ose farmacisti juaj.
Rekomandohen dozat e mëposhtme:
-Të rriturit dhe fëmijët 12 vjeç e lart:
10 ml tretësirë ​​orale një herë në ditë.
-Fëmijët 6-11 vjeç:
5 ml tretësirë ​​orale një herë në ditë.
-Fëmijët 1-5 vjeç:
2.
5 ml tretësirë ​​orale një herë në ditë.
Clarus mund të konsumohet me ose pa ushqim.
Shoqërojeni dozën e shurupit që do pini me një gotë ujë.
Të përdoret deri në 2 muaj mbas hapjes.

Additional information

Veprues

Antialergjik

Firma

Basi

Forma

shurup

Sasia

150ml

Mosha

fëmijë, Të rritur

desloratadine, sorbitol solution, propylene glycol, sucralose, hypromellose, sodium citrate, peach flavour, anhydrous citric acid, disodium edetate, purified water

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Clarus 0.5 mg/ml (desloratadinë)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *