Cicloviral 50 mg/g (aciklovir)

(0 vlerësime)

777 L

Trajtim lokal për infeksionet virale nga Herpes Simplex
10 g

20 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #1942 Kategoria:

Description

Cicloviral është një krem otc, që ka si substancë aktive aciklovirin, një medikament me veprim antiviral.
Indikohet për trajtimin e lezioneve të herpesit labial që rezultojnë nga infektimi me Herpes symplex tip 1.
Mos përdorni Cicloviral krem nëse keni alergji nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gjiNëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose po planifikoni një shtatzëni, këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këtë medikament.
Efekte të mundshme anësore:

– ndjenjë e përkohshme djegieje pas aplikimit;
– skuqje dhe tharje e lëkurës;
– eritema;
– kruarje;
– dermatit kontakti.
Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Perdorimi

Përdorimi te të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
1.Lani duart përpara se të aplikoni kremin cicloviral.
2.Aplikoni kremin me gisht, duke e mbuluar plotësisht zonën e infektuar.
3.Aplikoni kremin në zonën e infektuar 5 herë në ditë (çdo 4 orë).
4.Nuk është e nevojshme të aplikohet kremi gjatë natës.
5.Vazhdoni trajtimin për 4 ditë.
Nëse nuk keni përmirësim mund të vazhdohet trajtimi dhe 6 ditë të tjera.
Nëse pas 10 ditësh nuk ka ndodhur shërim i plotë ose keni përkeqësim këshillohuni me mjekun tuaj.
6.Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.
Për përdorimin te fëmijët nga 2-12 vjeç këshillohuni me mjekun tuaj.

Additional information

Veprues

antiviral

Firma

Basi

Forma

Krem

Sasia

10g

Mosha

Të rritur

aciklovir, alkool cetostearilik, parafinë e lëngshme, propilenglikol, sodium laurilsulfat, poloxamer 407, parafinë e bardhë e butë, ujë i pastrua

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Cicloviral 50 mg/g (aciklovir)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *