Description
Krem për përdorim lokal në lëkurë. Vesh plagën në sipërfaqe dhe e mban të lagësht me qëllim që të përshpejtojë proçesin e shërimit. Kombinimi i ekstrakteve ujore të Triticum Vulgare me makrogolin krijon një ambjent të lagësht, të përshtatshëm për shërimin e plagës. Përdoret në rast dermatiti, irritim nga pelenat, djegie nga dielli dhe irritime nga agjentë të jashtëm mjedisorë. Indikohet vetëm për përdorim të jashtëm në lëkurë. Të mbahet larg fëmijëve. Të mos përdoret nëse jeni alergjik nga ndonjëri prej përbërësve të formulimit. Nëse jeni shtatzënë ose nëse doni të përdorni kremin te fëmijët nën 3 vjeç këshillohuni paraprakisht me mjekun tuaj. Vetëm ai mund të vendosë nëse do përdoret ose jo.
Përdorimi:
Lani duart përpara se të aplikoni kremin. Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit në plagë dhe në zonën rreth plagës. Vendosni sipër një garzë. Përsëriteni veprimin derisa plaga të shërohet plotësisht.
Reviews
There are no reviews yet.