Description
Cerapur spraj ka veti anti-mykotike dhe anti-bakteriale si pasojë e acidit acetic, vecanerisht ndaj specieve të Pseudomononas, Aspergillus dhe kandidas. Ul pH në kanalin e veshit duke ndaluar rritjen e mikroorganizmave.
Alkooli, i pranishëm në formulim, vepron si dezinfektues dhe duke qenë se tretet mirë në ujë ndihmon në largimin e ujit nga kanali i veshit.
Pantenoli mbron dhe ndihmon riepitelizimin e kanalit te veshit.
Indikimet:
- Infeksionet bakteriale dhe mykotike të kanalit të veshit.
- Higjiena e personave që merren me not.
- Si trajtim parandalues te notarët dhe personat e predispozuar për infeksione të veshit.
- Te personat që kanë problem të retensionit të ujit për shkak të problemeve anatomike të kanalit te veshit.
Përdorimi
Përkuleni kokën dhe aplikoni sprajin në pjesën e brendshme të veshit.
Lihet të veprojë për 5 minuta duke mbajtur kokën e perkulur.
Ngrini kokën dhe lini gjithë sasinë e ngelur të solucionit të rrjedhë jashtë veshit.
Te notarët për parandalim, mjafton nje spraj 3 herë në ditë.
Reviews
There are no reviews yet.