Description
Kremi me pigment për lëkurën Caudalie Vinocrush Skin Tinted, është një produkt hibrid, pasi kombinon vetitë e kujdesit të lëkurës dhe kozmetikës.
Korrigjon dhe uniformizon tonin e lëkurës, duke shtuar bukurinë natyrale të saj.
Caudalie Vinocrush përmban mbi një milion kapsula vegjetale që kapsulojnë pigmentet natyrale.
Pas aplikimit, këto pigmente lirohen, përzihen me lëkurën, përshtaten me ngjyrën tuaj dhe japin një pamje natyrale.
Kremi përmban dhe acid hialuronik, ujë organik rrushi dhe niacinamide. Këta përbërës veprojnë në sinergji për të zbutur dhe hidratuar lëkurën.
Formula është vegane, pa aromë sintetike dhe përmban 96% përbërës me origjinë natyrale.
I përshtatshëm për çdo lloj lëkure.
Përdorimi
Aplikoni kremin Caudalie Vinocrush Skin Tinted në mënyrë uniforme në fytyrë dhe qafë.
Masazhojeni me qëllim që të çlirohen pigmentet e kapsuluara.
Një mënyrë tjetër përdorimi është duke e përzjerë me kremin tuaj hidratues.
Reviews
There are no reviews yet.