Bisacodyl 5 mg

(0 vlerësime)

399 L

Medikament OTC me efekt laksativ
Kuti x 40 tableta gastro-rezistente

23 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4498397 Kategoria:

Description

Bisacodyl-Grindeks ka si lëndë aktive bisakodilin, një substancë sintetike me efekt laksativ, e cila vepron në mukozën e kolonit, shton peristaltikën e muskulaturës së butë dhe kontraktimet duke çuar në zbrazje të zorrës.
Nëse do e konsumoni këtë medikament gjatë ditës, efekti laksativ do të fillojë rreth 6 orë pas konsumimit të tij dhe nëse e konsumoni përpara gjumit efekti fillon mbas 8-12 orësh.
Bisakodil Grindeks përdoret:

-për trajtim afat-shkurtër të konstipacionit, i cili nuk është normalizuar nga dieta ushqimore.
-përpara ndërhyrjeve kirurgjikale ose proçedurave diagnostikuese (si p.
sh kolonoskopia).
Mos përdorni Bisacodyl nëse:

-jeni alergjik nga lënda vepruese ose nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim;
-nëse keni probleme me zbrazjen e zorrës si pasojë e obstruksionit të zorrës ose ileusit;
-nëse keni një sëmundje akute të abdomenit si apandesiti apo hemorragjia rektale;
-nëse jeni të dehidratuar;
-nëse keni sëmundje akute inflamatore të zorrës;
-tek fëmijët nën 6 vjeç.
Bisakodili me ushqim dhe pijePërdorimi në të njëjtën kohë i Bisakodilit me baza (substanca që ulin aciditetin e stomakut) mund të shkaktojë irritim të mukozës.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gjiNese jeni shtatzënë, nëse po planifikoni një shtatzëni ose nëse ushqeni me gji, këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij medikamenti.
Bisakodili tek femrat gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji mund të përdoret vetëm në rastet kur mjeku e shikon shumë të nevojshme dhe sipas rekomandimeve dhe dozimeve specifike të dhëna prej tij.

Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Perdorimi

Additional information

Veprues

laksativ

Firma

Grindeks

Forma

tabletë

Sasia

40 tableta

Mosha

Të rritur

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bisacodyl 5 mg”

Your email address will not be published. Required fields are marked *