Bioflor 250 mg

(0 vlerësime)

738 L

Medikament OTC me veprim anti-diarreik
Kuti x 10 kapsula

32 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #5536 Kategoria:

Description

Grupi farmako-terapeutik:

Anti-diarreik, zëvëndësues i florës.
(A.
Sistemi tretës dhe metabolizmi)Indikimet:

-Trajtimi i infeksioneve akute diarreike tek të rriturit dhe fëmijët.
-Parandalimi dhe trajtimi i diarresë dhe kolitit, si pasojë e përdorimit të antibiotikëve.
-Shtesë në trajtimin me vankomicinë/metronidazol, për të parandaluar sëmundjet nga Clostridium difficile.
-Parandalimi i diarresë që vjen nga ushqyerja parenterale.
-Trajtimi i sindromit të zorrës së irrituar.
Mos përdorni Bioflor:

-Nëse jeni alergjik nga Saharomyces boulardu CNCM I-745 ose nga ndonjëri prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi.
-Nëse keni një kateter venoz qëndror.
-Tek pacientët me sistem imunitar të dëmtuar ose te ata të hospitalizuar.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gjiPërdorimi i këtij medikamenti duhet të shmanget gjatë shtatzënisë.
Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose po planifikoni një shtatzëni këshillohuni me mjekun tuaj, përpara përdorimit të këtij medikamenti.
Ky medikament përmban qeliza të gjalla, për këtë arsye nuk duhet të përzjehet me ujë shumë të ngrohtë (mbi 50°C), me pije të ftohta ose alkoolike, dhe as me ushqim.
Ky medikament kundërindikohet tek pacientët që vuajnë nga galaktozemia, sindroma e keqpërthithjes së glukozë dhe galaktozës apo dhe nga defiçiti i laktazës.
Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.
Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet brenda në paketim pasi përmban informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Perdorimi 

Additional information

Veprues

anti-diarreik

Forma

kapsulë

Firma

Biocodex

Sasia

10 kapsula

Mosha

fëmijë, Të rritur

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bioflor 250 mg”

Your email address will not be published. Required fields are marked *