Description
Shenjat dhe njollat e errëta në lëkurë janë reflektim i mënyrës së jetesës dhe shkaktohen nga mbiprodhimi i melaninës.
Mbrojtja shumë e lartë nga rrezet e diellit është shumë e nevojshme në parandalimin e formimit të tyre.
Pigmentbio Daily Care spf 50+, i formuluar në bashkëveprim me teknologjinë LUMIREVEAL, është inspiruar nga trajtimet dermatologjike për të ndihmuar në korrigjimin e efektshëm të njollave të errëta.
Ndihmon në pakësimin e prodhimit të melaninës dhe në përforcimin e procesit të rigjenerimit qelizor për të eleminuar njollat e errëta dhe për të balancuar tonin e lëkurës.
Teknologjia LUMIREVEAL është e pasur me një përzierje vitaminash C, E, PP, që përforcojnë veprimin zbardhues dhe mbrojnë barrierat e lëkurës.
Vitaminat C dhe E mbrojnë lëkurën nga ndotja dhe stresi oksidativ, që shkakton plakjen e parakohshme të lëkurë, ku shenjat e para të dukshme që shfaqen janë njollat e errëta.
Vitamina PP forcon barrierën kutane dhe hidraton lëkurën për një kohë të gjatë.
Filtrat solarë SPF 50+ mbrojnë lëkurën nga rrezet UVA/UVB.
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në fytyrë dhe qafë pas pastrimit me Pigmentbio H2O ose Pigmentbio Foaming Cream. Në raste ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, riaplikojeni çdo dy orë.
Reviews
There are no reviews yet.