Betadyne 100 mg/ml (povidon jod)

(0 vlerësime)

278 L

Solucion për dezinfektimin e plagëve
Flakon 100 ml

40 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #F00443816 Kategoria:

Description

Betadina indikohet në:

- përgatitjen e lëkurës dhe të mukozave për ndërhyrje kirurgjikale dhe injeksione;
- dezinfektimin e plagëve;
- mjekimin e shpejtë të gërvishtjeve, djegieve;
- përdorimin lokal në kandidozë, trikomoniazë e vaginit jospecifik.

Mos përdorni Betadinë nëse:

- keni mbindjeshmëri ndaj ndonjërit prej përbërësve të pranishëm në formulim;
- keni sëmundje të gjendrës tiroide;
- jeni duke ndjekur një terapi me litium;
- vuani nga sëmundja Duhring;
- do kryeni ose sapo keni kryer një trajtim me jod radioaktiv.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:
Nuk rekomandohet përdorimi i Betadinës gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Ndër efektet anësore më të shpeshta përmendim:

- reaksione mbindjeshmërie;
- hiper dhe hipotiroidizëm mund të shfaqen nga përdorimi i sasive të povidon jodit në sipërfaqe të mëdha;
- reaksion anafilaktit pas përdorimit vaginal të povidon-jodit.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Aplikim në lëkurë 3 herë në ditë.
Mund të përdoret dhe në trajtë kompresash në plagë.
Nëse do përdoret për qëllime të tjera, të përcaktuara nga mjeku, duhet të hollohet paraprakisht.

Additional information

Veprues

anti-bakterial

Firma

Profarma

Forma

solucion

Sasia

100ml

Mosha

fëmijë, Të rritur

povidonjod, povidon, acid citrik monohidrat, hidrojenfosfat dinatriumi dihidrat, etanol, ujë I pastruar

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Betadyne 100 mg/ml (povidon jod)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *