Betadine 10%

(0 vlerësime)

342 L

Solucion betadinë për dezinfektimin e plagëve
Flakon x 100 ml

22 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #3761 Kategoria:

Description

Betadina është një solucion me veti pastruese dhe dezinfektuese.
Përmban si lëndë vepruese povidonin e jodit, një kompleks i përbërë nga polivinilpirrolidoni dhe jodi.
Ky kompleks është jodofor, pra polivinilpirrolidoni vepron si transportues i jodit.
Në kontakt me lëkurën, jodi çlirohet gradualisht dhe vepron kundër baktereve, viruseve, myqeve, protozoarëve dhe sporeve.
Veprimi është i menjëhershëm dhe zgjat më shumë se preparatet e tjera të jodit.

Indikimet:

- Dezinfektim i lëkurës dhe membranave mukoze (përfshihet dhe membrana vaginale) për ndërhyrje kirurgjikale, injektime ose apirime.
- Dezinfektim i plagëve, parandalim i infektimit të djegieve, prerjeve apo lezioneve të tjera lokale.
- Trajtimi i infeksioneve kirurgjikale, infeksioneve të lezioneve si pasojë e traumave, trajtimi i plagëve dekubituese, piodermës, dermatozës dytësore të infektuar dhe djegieve të shkallës 2 dhe 3.

Kundërindikimet:

- nëse keni reaksion alergjik nga povidon-jodi;
- nëse vuani nga hipertiroidizmi;
- nëse vuani nga sëmundja dermatitis herpetiformis-Duhring.

Tretësira me betadinë nuk duhet të përdoret para ose pas radioterapisë.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Betadina është vetëm për përdorim lokal të jashtëm.
Duhet të aplikohet në zonën që do të trajtohet, siç është, e paholluar aq herë sa lind nevoja.
Pas aplikimit lihet të thahet për 2-3 minuta.
Trajtimi zgjat për aq kohë sa zgjat infeksioni ose rreziku për infeksion.
Nëse pas ndërprerjes së terapisë me betadinë infeksioni rikthehet, mund të filloni ta përdorni prapë atë.

Additional information

Veprues

anti-bakterial

Firma

Alkaloid

Forma

solucion

Sasia

100ml

Mosha

Të rritur

povidon jod, jodat kaliumi, glicerol, nonoksinol 9, hidroksid natriumi, dihidrat fosfat i dinatriumit, acid citrik monohidrat, uje i purifikuar

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Betadine 10%”

Your email address will not be published. Required fields are marked *