Ben-u-ron tableta 500 mg (paracetamol)

(0 vlerësime)

213 L

Tableta me përmbajtje paracetamoli, në dozën 500 mg
Kuti x 20 tableta

29 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4388 Kategoria:

Description

Ben-U-Ron është:

-një bar që përdoret për uljen e temperaturës (antipiretik);
-një bar që merret për trajtimin simptomatik të dhimbjeve të lehta deri mesatarisht të forta (analgjezik).

Nëse ju ose fëmija juaj jeni të mbindjeshëm (alergjik) ndaj paracetamolit ose ndonjë prej përbërësve të tjerë, mos merrni Ben-u-ron.

Kërkohet kujdes i veçantë kur merrni BEN-U-RON:

-nëse ju ose fëmija juaj përdorni alkoolin në mënyrë kronike;
-nëse ju ose fëmija juaj vuani nga një dëmtim i funksionit të mëlçisë (inflamacion i mëlçisë, sindroma Gilbert);
-nëse keni funksion të dëmtuar të veshkave;
-për sëmundjet që shoqërohen me zvogëlim të niveleve të glutationit (nëse është e nevojshme rregullimi i dozës, p. sh. për diabetin mellitus, HIV, sindromën Doën, tumoret).

Ndikimi Ben-u-ron tabletë në analizat laboratorikeAciditeti urinar dhe përcaktimi i sheqerit në gjak mund të ndikohen nga konsumimi i ben-u-ronit.

Shtatzënia:

Ben-u-Ron duhet të merret në rast kur mjeku e sheh të arsyeshme, pasi është vlerësuar raporti risk-përfitim.
Nuk duhet të merrni Ben-u-ron gjatë shtatzënisë për një kohë të gjatë, në doza të larta ose në kombinim me barna të tjera, pasi siguria në këto raste nuk është vërtetuar.

Ushqyerja me gji

Paracetamoli kalon në qumështin e gjirit.
Meqenëse nuk njihen akoma efekte anësore te fëmijët, zakonisht nuk kërkohet ndërprerja e ushqyerjes me gji.

Efektet anësore të mundshme:

-Sëmundjet e mëlçisë dhe biliare:
Rrallë është raportuar rritje e lehtë e disa enzimave të mëlçisë.

-Sëmundjet e sistemit imunitar:
Shumë rrallë mund të shkaktojë reaksion alergjik në formën e skuqjes së thjeshtë ose të moderuar deri në një reaksion shoku.
Në rast të një reaksioni alergjik shoku, ju lutemi kërkoni ndihmë mjekësore.
Gjithashtu shumë rrallë në personat e ndjeshëm, është shkaktuar një ngushtim i rrugëve të frymëmarrjes (astma analgjezike).

-Sëmundjet e gjakut dhe sistemit limfatik:
Shumë rrallë janë raportuar ndryshime në numrin e elementeve të gjakut, si një numër i reduktuar i trombociteve (trombocitopeni) ose një reduktim i fortë i disa qelizave të bardha të gjakut (agranulocitozë).

-Sëmundjet e lëkurës dhe indit nënlëkurë:
Shumë rrallë janë raportuar raste të reaksioneve të rënda të lëkurës.

Medikamenti i mësipërm është një bar OTC, pra mund të merret pa rekomandim nga mjeku.
Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Paracetamoli dozohet në varësi të moshës dhe peshës trupore, zakonisht me 10 deri në 15 mg/kg peshë trupore si një dozë e vetme, deri në maksimum 60 mg/kg peshë trupore si dozë ditore.

Additional information

Veprues

analgjezik, antipiretik

Firma

bene

Forma

tabletë

Sasia

20 tableta

Mosha

Të rritur

clotrimazole, macrogol 400, sodium hydroxide, hydrochloric acid diluted

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Ben-u-ron tableta 500 mg (paracetamol)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *