Description
Formulim me teksturë fluide, shumë të hollë, që ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezatimit diellor.
Përthithet shpejt, nuk ngjit dhe mund të përdoret si bazë make-up-i.
Siguron mbrojtje shumë të lartë kundër dritës blu HEV, UVB, UVA dhe ndihmon për të parandaluar dukurinë e fotoplakjes.
Përfitimet:
- Foto-mbrojtës: filtra foto-stabile UVB-UVA që mbrojnë nga efektet e dëmshme të rrezatimit diellor.
- Teksturë fluide e hollë dhe e lehtë: aplikim i lehtë dhe komod.
- Përmban mikro-pigmente të inkapsuluar, që çlirohen pas aplikimit për të dhënë një pamje të freskët dhe me shkëlqim.
- Antioksidant: mbron qelizat nga radikalet e lira.
- Rezistent ndaj ujit.
Përdorimi:
Aplikoni 1 gisht produkt në fytyrë dhe qafë, para ekspozimit në diell.
Riaplikojeni shpesh për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas djersitjes, notit ose fshirjes me peshqir.
Mos qëndroni shumë gjatë në diell, edhe nëse përdorni krem kundër diellit. Ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm.
Shmangni ekspozimin në diell midis orës 11:00 dhe 16:00.
Përdorni veshje mbrojtëse (kapelë me strehë të gjerë, syze dielli, bluza, etj.).
Shmangni kontaktin me sytë dhe në rast kontakti, shpëlajini me ujë të bollshëm.
Reviews
There are no reviews yet.