Aspirin Protect 100 mg

(0 vlerësime)

205 L

Tableta të veshura që kanë në përmbajtje 100 mg acid acetilsalicilik.

Kuti x 30 tableta

34 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #555/118 Kategoria:

Description

Aspirin Protect përmban acid acetilsalicilik në dozën 100 mg.

Veprimi:

Pengon formimin e trombeve, pra nuk lejon ngjitjen dhe bashkimin e trombociteve.

Indikimet:

  • Angina pectoris e paqëndrueshme (dhimbje e kraharorit si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut në enët e gjakut që ndodhen në zemër) si pjesë e trajtimit standart.

  • Infarkt akut të miokardit, si pjesë e trajtimit standart.

  • Për parandalimin e përsëritjes së infarktit të miokardit pas një infarkti fillestar të miokardit.

  • Pas ndërhyrjeve kirurgjikale në enët e gjakut (p.sh. pas një bypasi).

  • Për të parandaluar ataket kalimtare ishemike dhe infarktin cerebral në stadet fillestare.

Aspirina Protect nuk përdoret për të qetësuar dhimbjen.

Kundërindikimet:

Aspirina Protect nuk duhet të përdoret nga pacientët që:

  • Kanë mbindjeshmëri nga acidi acetilsalicilik ose nga përbërësit e tjerë të këtij formulimi.

  • Kanë ulçerë gastrike ose duodenale.

  • Kanë tendencën për të bërë hemorragji.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Nëse gjatë trajtimit me Aspirinë Protect ju merrni vesh që jeni shtatzënë, këshillohuni menjëherë me mjekun tuaj.

Aspirina Protect nuk duhet të përdoret në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënisë, me përjashtim të rasteve kur e këshillon mjeku juaj.

Aspirina Protect nuk duhet të përdoret në 3 mujorin e fundit të shtatzënisë pasi shtohet rreziku për komplikime për nënën dhe fëmijën gjatë lindjes.

Një sasi e vogël e acidit acetilsalicilik dhe metabolitëve të tij kalojnë në qumështin e gjirit.

Nëse acidi acetilsalicilik merret në doza ditore që nuk kalojnë 150 mg, nuk është e nevojshme të ndërpritet gjidhënia.

Nëse merret në doza më të larta se 150 mg në ditë, pacientja duhet të ndërpresë ushqyerjen me gji.

Aspirina Protect nuk duhet të përdoret nga fëmijë apo adoleshentë të cilët kanë sëmundje që shoqërohen me temperaturë, me përjashtim të rasteve kur e këshillon mjeku juaj dhe kur trajtimet e tjera nuk kanë dhënë rezultat.

Nëse fëmija ka të vjella që zgjasin për një kohë të gjatë, mund të dyshohet për prekjen nga sindromi Reye, një sindrom tepër i rrallë por kërcënues për jetën dhe që kërkon trajtim të menjëhershëm.

Medikamenti i mësipërm është një bar OTC, pra mund të merret pa rekomandim nga mjeku.

Përpara përdorimit të këtij medikamenti, lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi

Rekomandohen dozat e mëposhtme:

  • Për angina pectoris (dhimbje kraharori e shkaktuar nga qarkullimi jo normal i gjakut në arteriet e zemrës), doza varion nga 75 mg – 300 mg acid acetilsalicilik në ditë. Për një tolerancë sa më të mirë, rekomandohet 1 tabletë 100 mg në ditë.

  • Për personat me infarkt akut të miokardit, doza ditore varion midis 100 mg – 160 mg acid acetilsalicilik në ditë. Një dozë ditore prej 100 mg acidi acetilsalicilik rekomandohet të përdoret nga pacienti.

  • Për parandalimin e ripërsëritjes së infarktit të miokardit, rekomandohet një dozë ditore prej 3 tabletash Aspirin Protect 100 mg (300 mg në ditë).

  • Pas operimeve ose ndërhyrjeve të tjera kirurgjikale në enët e gjakut, doza ditore e rekomanduar varion midis 100 mg – 300 mg acid acetilsalicilik. Për një tolerancë sa më të mirë këshillohet 1 tabletë Aspirin Protect 100 mg.

  • Për të parandaluar ataket e ishemisë dhe infarktin cerebral, rekomandohet një dozë ditore prej 30 mg – 300 mg acid acetilsalicilik. Për një tolerancë sa më të mirë rekomandohet 1 tabletë në ditë.

Tabletat duhet të merren të shoqëruara me një gotë plot me ujë përpara vaktit ushqimor.

Për trajtimin e infarktit akut të miokardit, tableta e parë duhet të përtypet.

Koha më e mirë për të nisur marrjen e Aspirin Protect pas një bypassi aorto-koronar është 24 orë mbas operimit.

Additional information

Veprues

Antiagregant

Firma

Bayer

Forma

tabletë

Sasia

30 tableta

Mosha

Të rritur

acetylsalicylic acid

Cellulose powder, maize starch

Coating:

methacrylic acid- ethyl acrylate copolymer1:

10 dispersion 30% (ph, Eur) talc, triethyl citrate

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Aspirin Protect 100 mg”

Your email address will not be published. Required fields are marked *