Aspirin Plus C 400 mg/240 mg (aspirinë, vitaminë C)

(0 vlerësime)

256 L

Medikament OTC me veprim anti-inflamator, analgjezik dhe antipiretik.

Kuti me 10 tableta eferveshente

27 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #2314 Kategoria:

Description

Aspirina -C ka veti analgjezike, anti-inflamatore dhe antipiretike.

Indikohet për:

  • dhimbje me intensitet të lehtë në të moderuar si dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, dhimbje menstruale, simptoma që shoqërojnë virozat stinore dhe gripin;

  • të ulur temperaturën.

Aspirina-C nuk duhet të përdoret:

  • nëse jeni alergjik ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve të tjerë, acidit askorbik apo ndonjërit prej përbërësve të tjerë të pranishëm në formulim;

  • nëse keni ndonjë histori të reaksioneve alergjike nga medikamente të tjerë, të cilat ulin temperaturën, pakësojnë dhimbjen dhe inflamacionin;

  • nëse vuani nga ulçera duodenale ose gastrike;

  • nëse keni tendencë për hemorragji;

  • nëse keni funksion të dëmtuar të mëlçisë ose veshkave;

  • nëse keni insufiçiencë kardiake;

  • nëse jeni duke përdorur më shumë se 15 mg metotreksat në javë;

  • në tremujorin e fundit të shtatzënisë.

Adoleshentët

Aspirina-C nuk duhet të përdoret tek adoleshentët me përjashtim të rasteve kur përshkruhet dhe rekomandohet nga mjeku, pasi mund të shfaqet Sindromi Reye, i cili kërkon mbikëqyrje të menjëhershme nga mjeku dhe në disa raste mund të jetë i rrezikshëm për jetën.

Shtatzënia dhe laktacioni

Përpara se të merrni ndonjë medikament konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Aspirina-C nuk duhet të merret gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të shtatzënisë.

Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni Aspirin-C.

Acidi acetilsalicilik, substanca vepruese e Aspirin-C nuk duhet të merret gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë për shkak të rritjes së rrezikut të komplikimeve për nënën dhe foshnjën, para dhe gjatë lindjes.

Ky medikament i përket një grupi barnash (AIJS) të cilët mund të dëmtojnë fertilitetin e gruas. Ky efekt është i kthyeshëm pas ndërprerjes së mjekimit.

Acidi acetilsalicilik dhe derivatet e tij kalojnë në sasi të vogla në qumështin e gjirit.

Nuk është e nevojshme të ndërpritet ushqyerja me gji për përdorim afatshkurtër në doza e rekomanduar sepse nuk ka efekte të njohura tek foshnja. Megjithatë, në rast të përdorimit afatgjatë ose me dozë të lartë, duhet të ndërpritet ushqyerja me gji.

Efektet anësore të zakonshme:

Çrregullime gastrointestinale si urth, nauze, të vjella, dhimbje barku.

Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.

Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet brenda në paketim pasi përmban informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi

Me përjashtim të rasteve kur mjeku e rekomandon ndryshe:

  • Të rriturit mund të marrin 1-2 tableta eferveshente (dozë unike) dhe 3-6 tableta (dozë ditore).

  • Tresni tabletën në një gotë me ujë në temperaturë ambjenti dhe pijeni të gjithë tretësirën përnjëheresh.

  • Nuk duhet të merrni Aspirin-C me stomak bosh.

  • Intervali midis dy dozave mund të jetë nga 4 deri në 8 orë, deri në 3 doza në ditë.

  • Mos tejkaloni dozën maksimale ditore.

  • Mos përdorni Aspirin-C më shumë se 4 ditë rresht pa u këshilluar me mjekun tuaj.

Additional information

Veprues

analgjezik, anti-inflamator, antipiretik

Firma

Bayer

Forma

tabletë

Sasia

10 tableta

Mosha

Të rritur

400 mg acetylsalicylic acid and 240 mg ascorbic acid.
The excipients are:
sodium dihydrogen citrate, sodium hydrogen carbonate, citric acid, sodium carbonate (anhydrous).

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Aspirin Plus C 400 mg/240 mg (aspirinë, vitaminë C)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *