Aria-Des 2.5 mg/5 ml shurup (desloratadine)

(0 vlerësime)

963 L

Shurup me desloratadinë, që trajton simptomat e alergjisë tek fëmijët
150 ml

26 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #F0044958512 Kategoria:

Description

Aria-Des është një medikament me veti antialergjike, që nuk ju përgjum.

Ndihmon në kontrollin e shenjave të alergjisë.

Aria-Des lehtëson simptomat që lidhen me rinitin alergjik si teshtimat, rrjedhja e hundës, kruarja e qiellzës, kruarja e syve, skuqjet ose lotimin. Mos përdorni Aria-Des nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të këtij shurupi.

Aria-Des indikohet për fëmijët 6 muaj deri në 11 vjeç, adoleshentët dhe të rriturit, duke përfshirë të moshuarit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gjiMos përdorni Aria-Des nëse jeni shtatzënë.

Mos përdorni Aria-Des nëse jeni duke ushqyer me gji. Kini kujdes kur përdorni Aria-Des nëse keni funksion të dëmtuar të veshkave.

Nuk dihen ndërveprime të Aria-Des me barna të tjera. Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.

Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Fëmijët 6-11 muajsh: doza e rekomanduar është 2 ml shurup një herë në ditë.

Fëmijët 1-5 vjeç: doza e rekomanduar është 2. 5 ml shurup një herë në ditë.

Fëmijët 6-11 vjeç: doza e rekomanduar është 5 ml shurup një herë në ditë.

Të rriturit, fëmijët 12 vjeç e lart: doza e rekomanduar është 10 ml shurup një herë në ditë.

Gëlltitni dozën e shurupit dhe më pas pini pak ujë. Mund ta përdorni me ose pa ushqim.

Additional information

Veprues

analgjezik

Firma

Pharmactive

Forma

shurup

Sasia

150ml

Mosha

fëmijë, Të rritur

desloratadine, sorbitol, propylene glycol, citric acid monohydrate, trisodium citrate dihydrate, sodium benzoate, disodium EDTA, sucrose, strawberry flavour, deionized water

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Aria-Des 2.5 mg/5 ml shurup (desloratadine)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *