Apranax Plus Gel (naproksen, lidokainë)

(0 vlerësime)

639 L

Xhel për përdorim lokal në lëkurë, me efekt anti-inflamator dhe analgjezik
Tub x 50 g

31 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4496004 Kategoria:

Description

Apranax Plus është një medikament anti-inflamator dhe analgjezik që përdoret lokalisht në lëkurë.

Ai përmban naproksen dhe lidokainë si përbërës aktivë.

Apranax Plus eliminon dhimbjen dhe inflamacionin në çrregullimet afatshkurtra dhe afatgjata të indeve të buta të sistemit muskulo-skeletor.

Apranax Plus është efektiv si analgjezik dhe anti-inflamator në trajtimin lokal të sëmundjeve të përmendura më poshtë:

  • sëmundjet e zhvilluara për shkak të tendosjes së tepërt dhe erozionit në shtyllën kurrizore dhe nyje;

  • sëmundjet inflamatore të indeve të buta rreth kyçit;

  • traumat e indeve të buta si nxirje dhe shtrembërim;

  • sëmundjet muskulo-skeletore që shfaqen me dhimbje, inflamacion dhe tendosje të muskujve.

Mos përdorni Apranax Gel:

  • në rastet e mbindjeshmërisë ndaj ndonjërit prej përbërësve;

  • në pacientët më të vegjël se 2 vjeç.

Nëse shkakton reaksione alergjike, trajtimi duhet të ndërpritet.

Ky xhel nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë, përveç rasteve kur përdorimi është tepër i nevojshëm dhe i këshilluar nga mjeku.

Nuk duhet të përdoret tek nënat që ushqehen me gji.

Efekte të mundshme anësore:

  • acarim i lehtë lokal;

  • eritemë;

  • dermatit.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Apranax xhel aplikohet me masazh të lehtë, në zonën e lëkurës që duhet trajtuar, 2-6 herë në ditë.

Vetëm për përdorim të jashtëm.

Additional information

Veprues

analgjezik, anti-inflamator

Firma

AbdiIbrahim

Forma

xhel

Sasia

50g

Mosha

Të rritur

naproxen, lidocaine, sodium metabisulfite, ethanol, carbopol 980, triethanol amine, xanthan gum, velvet odor, purified water

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Apranax Plus Gel (naproksen, lidokainë)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *