Apotel 120 mg/5 ml (paracetamol)

(0 vlerësime)

493 L

Shurup për fëmijë me përmbajtje paracetamoli dhe shije qershie
120 ml

28 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4496510 Kategoria:

Description

Paracetamoli ka veti antipiretike dhe analgjezike.

Indikimet:

-trajtimi i dhimbjeve reumatike, dhimbjeve muskulare, neuralgji, dhimbje koke, dhimje dhëmbi, dhimbje menstruacionesh;

-ethe (pakëson temperaturën).

Kundërindikimet:

-mbindjeshmëria ndaj paracetamolit ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të pranishëm në formulim;

-insufiçiencë e rëndë renale apo hepatike;

-nefrolitiazë.

Efektet anësore:

Në doza standarte terapeutike pothuajse nuk ka efekte anësore.

Në raste të rralla shfaqen reaksione mbindjeshmërie që shkaktojnë skuqje të lëkurës apo eritemë.

Në këtë rast mjekimi duhet të ndërpritet.

Në rastet e administrimit kronik ose marrjes së dozave të mëdha janë raportuar probleme të lehta të stomakut, anemi hemolitike, agranulocitozë, metemoglobinemi, skuqje të lëkurës, urtikarie, ethe, hipoglicemi, stimulim i SNQ, përgjumje, purpura trombocitopenike.

Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.

Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Apotel shurup indikohet për përdorim oral.

Foshnjat nën 3 muajsh mund ta përdorin vetëm pasi jeni konsultuar me mjekun dhe ai e ka gjykuar të arsyeshme përdorimin e tij.

Doza bazohet në peshën e fëmijës tuaj.

Mjeku ose farmacisti do llogarisë dozën përkatëse.

Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara.

Additional information

Veprues

analgjezik, antipiretik

Firma

Uni-Pharma

Forma

shurup

Sasia

120ml

Mosha

fëmijë

paracetamol, maltitol i lëngshëm, makrogol 1540, benzoat natriumi, hidroksianizol i butiluar, acid citrik, edetat natriumi, citrat natriumi dihidrat, aromatizues me shije qershie, klorur natriumi, azorubina E122, ciklamat natriumi, natrium saharine, uje i purifikuar.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Apotel 120 mg/5 ml (paracetamol)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *