Antarene Gel 5% (ibuprofen)

(0 vlerësime)

229 L

Trajtim lokal kundër dhimbjes dhe inflamacionit
Tub 50 g

19 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4495744 Kategoria:

Description

Xheli Antarène 5% është një bar otc, me veprim lokal, që ka si përbërës aktiv ibuprofenin.

Antarène indikohet tek të rriturit mbi 15 vjeç, për trajtimin lokal afatshkurtër të traumave të lehta (ndrydhje, mavijosje) dhe tendinitit (inflamacion i tendinave).

Kundërindikimet:

  • Nga muaji i gjashtë i shtatzënisë e në vazhdim,

  • në rast të një historie alergjie ndaj këtij medikamenti ose medikamenteve të tjera të lidhura me të (barna të tjerë anti-inflamatorë josteroidë, aspirinë),

  • një histori alergjie ndaj njërit prej eksipientëve,

  • në lëkurë të dëmtuar, pavarësisht nga lezionet (lezionet që rrjedhin, ekzemë, lezione të infektuara, djegie ose plagë).

Xheli Antarène 5% nuk duhet të aplikohet në mukoza, as në sy dhe as në një sipërfaqe të madhe të trupit.

Nëse pas aplikimit shfaqet skuqje në lëkurë, ndërprisni përdorimin e tij.

Ky medikament mund të përdoret deri në muajin e 5-të të shtatzënisë nga mjeku juaj, por nga muaji i 6-të e në vazhdim përdorimi i tij është i kundërindikuar.

Antareni xhel nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë.

Nëse ushqeni me gji, duhet të merrni parasysh që ibuprofeni kalon në qumështin e gjirit, prandaj xheli Antaren nuk rekomandohet gjatë ushqyerjes me gji.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Antareni xhel aplikohet lokalisht, deri në 3 herë në ditë.

Trajtimi është i kufizuar deri në 5 ditë me përjashtim të rasteve kur mjeku e rekomandon ndryshe.

Aplikohet me masazh të lehtë dhe të zgjatur, në zonën ku ndjeni dhimbje ose ku ka inflamacion.

Lani mirë duart pas çdo përdorimi.

Additional information

Veprues

analgjezik, anti-inflamator

Firma

Elerte

Forma

xhel

Sasia

50 g

Mosha

Të rritur

ibuprofen, hydroxyethylcellulose, sodium hydroxide, benzyl alcohol, isopropyl alcohol, purified water

 

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Antarene Gel 5% (ibuprofen)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *