Andorex Oral Spray

(0 vlerësime)

447 L

Spraj oral me veti anti-bakteriale
Flakon x 30 ml

42 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #4498457 Kategoria:

Description

Andorex përmban glukonat klorheksidine, me veti anti-bakteriale (shkatërron dhe ndalon riprodhimin e mikrobeve), dhe benzidaminë HCI e cila klasifikohet si anti-inflamator jo-steroid, që përdoret në trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit.

Benzidamina shfaq dhe efekt anestezik në zonën ku aplikohet.

Andorex përdoret:

  • në inflamacion të mukozës së gojës dhe fytit, gingivit, stomatit, faringit, tonsilit dhe për afte.

  • për parandalimin e sëmundjeve mikrobike inflamatore në gojë dhe fyt, lehtësimin e funksionit të gëlltitjes së pacientit dhe eliminimin e simptomave në sëmundjen periodontale.

  • para dhe pas operacioneve në indet që rrethojnë dhëmbët,- në trajtimin e inflamacionit të zgavrës së gojës (mukozitit) për shkak të terapisë me rrezatim dhe trajtimit me medikamente të caktuara,- për të parandaluar shtresën (pllakën dentare) të krijuar nga bakteret dhe mbetjet ushqimore rreth dhëmbëve.

Mos përdorni Andorex:

  • Nëse keni mbindjeshmëri ndaj benzidaminës, klorheksidinës ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi.

  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.

Shtatzënia

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni këtë medikament.

Nëse jeni shtatzënë, mos përdorni Andorex.

Ushqyerja me gji

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni këtë medikament.

Nëse jeni duke ushqyer me gji, mos përdorni Andorex.

Si të gjithë medikamentet e tjerë dhe andorex mund të çojë në shfaqjen e efekteve anësore.

Nëse shfaqet ndonjëri nga efektet anësore të mëposhtme, ndërprisni Andorex-in, informoni menjëherë mjekun tuaj dhe shkoni në spitalin më të afërt:

  • Vështirësi në frymëmarrje, skuqje e lëkurës, enjtje në fytyrë dhe/ose gjuhë;

  • Reaksione mbindjeshmërie;

  • Reaksion alergjik.

Këto janë efekte anësore shumë serioze, por janë shumë të rralla.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Andorex përdoret i paholluar (pa shtuar ujë).

Nuk duhet të gëlltitet.

Nëse po përdoret për herë të parë, shtypni disa herë pompën derisa të fillojë të dalë solucioni.

Maja e aplikatorit duhet të futet në gojë dhe të spërkatet në zgavrën e gojës kur goja të jetë plotësisht e hapur.

Pas administrimit shishja duhet të vendoset në kuti dhe të ruhet në drejtim vertikal.

Klorheksidina, e pranishme në formulim, redukton pllakën dhe gingivitin.

Për të minimizuar ngjyrimin e dhëmbëve nga klorheksidina, këshillohet të lani dhëmbët përpara administrimit.

Për fëmijët mbi 6 vjeç, spërkatja administrohet drejtpërdrejt në fyt ose në zonën e inflamuar.

Doza e përgjithshme është 5 spërkatje.

Nëse është e nevojshme, përsëritet çdo 1,5 – 3 orë.

Për shkak të eksperimenteve të pamjaftueshme, përdorimi i Andorex nuk rekomandohet për fëmijët nën 6 vjeç.

Additional information

Veprues

anti-bakterial

Firma

Pharmactive

Forma

solucion

Sasia

30ml

Mosha

Të rritur

36 mg chlorhexidine digluconate, 45 mg benzydamine HCI, Sorbitol (70%) (E420), glycerol, polysorbate 20, ethanol 96%, tartrazine (E102), peppermint essence, patent blue, purified water.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Andorex Oral Spray”

Your email address will not be published. Required fields are marked *