Alrinast 2.5 mg/5 ml (desloratadinë)

(0 vlerësime)

867 L

Shurup me përmbajtje desloratadinë, një antialergjik, për fëmijë
150 ml

38 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #F0044070 Kategoria:

Description

Alrinast përmban desloratadinë, një substancë me veti antialergjike.
IndikimetAlrinast qetëson simptomat e rinitit alergjik të tilla si:

tështima, rrufë, sy të skuqur, sy të përlotur, sy të irrituar.
Ai gjithashtu përdoret për eleminimin e simptomave të shkaktuara nga urtikaria si enjtje dhe skuqje e lëkurës.

Mos përdorni Alrinast nëse:

-jeni alergjik nga desloratadina, loratadina apo nga ndonjëri prej përbërësve të tjerë të këtij formulimi.
Alrinast mund të konsumohet pavarësisht vaktit ushqimor.
Alrinast përmban sukrozë dhe sorbitol (ëmbëlsues), prandaj nëse u është thënë nga mjeku që këni intolerancë për lloje të caktuara të sheqerit, këshillohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij medikamenti.
Alrinast përmban FCF, një ngjyrues i verdhë, i cili mund të shkaktojë reaksione alergjie.
Nuk njihen ndërveprime të Alrinast me barna të tjera.
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke përdorur medikamente të tjera.
Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.
Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim pasi përmban informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI

Rekomandohen dozat e mëposhtme:
-fëmijët nga 6 deri në 11 muajsh, 2 ml shurup një herë në ditë.
-fëmijët e moshës 1 deri në 5 vjeç, 2.
5 ml shurup një herë në ditë.
-fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç, 5 ml shurup një herë në ditë.
-fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit, 10 ml shurup një herë në ditë.
Kohëzgjatja e trajtimit përcaktohet nga mjeku.
Rekomandohet të përdoret tek fëmijët mbi 6 muajsh.
Shurupi pihet siç është, me ose pa ushqim, i shoqëruar me pak ujë.

Additional information

Veprues

Antialergjik

Firma

Ilko

Forma

shurup

Sasia

150ml

Mosha

Të rritur

desloratadine, sucrose, propylene glycol, sorbitol, sodium benzoate, sodium citrate dihydrate, citric acid anhydrous, disodium edetate, sunset yellow FCF, deionized water, fruits flavour

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Alrinast 2.5 mg/5 ml (desloratadinë)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *