Alkool Borik 2.5%

(0 vlerësime)

347 L

Tretësirë me pika në vesh
10 ml

18 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #3985 Kategoria:

Description

Alkooli borik përmban si lëndë vepruese acidin borik. Acidi borik ka veti bakterostatike dhe fungistatike të dobëta. Tretësira e tij alkoolike ka efekt analgjezik në otalgjitë. Acidi borik depërton me vështirësi në lëkurën e padëmtuar. Pikat për veshë të alkoolit borik përdoren si analgjezik dhe antiseptik në otalgjitë.

Mos përdorni alkool borik nëse:

  • keni mbindjeshmëri ndaj acidit borik ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të pranishëm në formulim;

  • keni perforacion të timpanit, otit të mesëm kronik, otit të mesëm purulent.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Nuk ka të dhëna për efekte anësore nga përdorimi i alkoolit borik gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

PËRDORIMI:

Gjithmonë përdorni alkoolin borik sipas këshillës së mjekut ose farmacistit.

Rekomandohet që pikat e alkoolit borik të hidhen në pozicionin shtrirë në një anë.

Në veshin e sëmurë pikohen disa pika tretësirë (2-5 pika) dhe në vesh vihet një tampon pambuku.

Pas 1 deri në 2 orësh, pikimi i tretësirës mund të përsëritet dhe vazhdohet kështu derisa dhimbja të pushojë.

Për të mënjanuar acarimin e labirintit vestibular, këshillohet që tretësira përpara përdorimit të ngrohet pak, me qëllim që të marrë temperaturën e trupit.

Additional information

Veprues

analgjezik, antiseptik

Firma

Profarma

Forma

pika

Sasia

10ml

Mosha

Të rritur

acidi borik, ujë i pastruar, alkool etilik

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Alkool Borik 2.5%”

Your email address will not be published. Required fields are marked *