Description
ALGOFREN® përmban ibuprofen, një bar anti-inflamator jo-steroid, derivat i acidit propionik.
Paraqet një efekt të rëndësishëm anti-inflamator, analgjezik dhe antipiretik, që i atribuohet kryesisht frenimit të sintezës së prostaglandinave.
Ibuprofen indikohet të përdoret në raste e mëposhtme:
-
Artropative inflamatore dhe degjeneruese.
-
Artritit reumatoid kronik juvenil.
-
Dhimbjeje të lehtë në mesatare p. sh. dhimbje koke, dhimbje dhëmbi dhe dismenorre.
-
Gutë.
-
Gjendjet reumatike të dhimbshme jo-artikulare.
ALGOFREN® nuk duhet të administrohet në situatat e mëposhtme:
-
në pacientët me ulçerë peptike aktive ose që kanë një histori ulçere, në probleme të tjera të traktit gastro-intestinal ose në rast hemorragjie.
-
në pacientët me një histori gjakderdhjeje gastrointestinale ose perforim të lidhur me trajtimin e mëparshëm me AIJS.
-
në pacientët të cilët kanë manifestuar bronkospazms, astmë, rinitit, urtikarie ose reaksione alergjike nga marrja e aspirinës ose AIJS-ve të tjera.
-
në pacientët me histori ose kolit ulceroz aktiv, sëmundje Crohn, ulçerë peptike të përsëritura ose gjakderdhje gastrointestinale.
-
në pacientët me mbindjeshmëri ndaj substancës aktive ose ndaj ndonjë prej ekscipientëve.
-
ALGOFREN® është kundërindikuar gjatë shtatzënisë dhe laktacionit (Siguria për një përdorim të tillë nuk është dokumentuar ende).
-
në pacientët që marrin AIJS të tjera ose aspirinë.
-
në pacientët me gjendje hematologjike.
-
në pacientët me insuficiencë të rëndë hepatike ose renale.
-
administrim oral tek fëmijët më të vegjël se 3 muajsh dhe me peshë më pak se 6 kg.
-
në pacientët me insuficiencë të rëndë të zemrës.
Shtatzënia dhe laktacioniIbuprofeni nuk duhet të përdoret gjatë dy tremujorëve të parë të shtatzënisë, ndërsa gjatë tremujorit të tretë është i kundërindikuar.
Ibuprofeni ekskretohet në qumështin e gjirit në përqendrime shumë të ulëta.
Duhet, nëse është e mundur, të shmanget gjatë ushqyerjes me gji.
Medikamenti i mësipërm është një bar OTC, pra mund të merret pa rekomandim nga mjeku.
Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
PËRDORIMI
Fëmijët dhe foshnjët (mbi 3 muaj dhe mbi 5 kg):
-në rast artriti reumatoid kronik, doza e zakonshme është 30-40 mg/kg/ditë e ndarë në 3 ose 4 doza.
Doza maksimale ditore 2. 4 g në 3 doza të ndara.
-si analgjezik-antipiretik:
20 mg/kg/ditë në 3-4 doza të ndara.
Doza maksimale:
30 mg/kg/ditë në 3-4 doza të ndara.
Nuk duhet të përdoret më shumë se 3 ditë në rast temperature dhe më shumë se 6 ditë në rast dhimbje, me përjashtim të rasteve kur këshillohet nga mjeku juaj.
Reviews
There are no reviews yet.