Description
Medikament OTC që pakëson dhe qetëson simptomat e alergjisë.
Alerinit është një antihistaminik i përdorur në trajtimin e alergjive. Rekomandohet për eliminimin e simptomave të rinitit alergjik (simptoma sporadike/të vazhdueshme ose sezonale/kronike) dhe për simptomat e lidhura me urtikarinë idiopatike kronike, me natyrë të panjohur, si kruajtje, enjtje dhe skuqje, te fëmijët e moshës 6 vjeç e sipër dhe te të rriturit.
Kundërindikacionet dhe paralajmërimet:
Mos përdorni Alerinit nëse:
-
Jeni alergjikë ose tepër të ndjeshëm ndaj levocetirizinës dihidroklorid ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të formulimit.
-
Keni dëmtim të rëndë të funksionit të veshkave (insuficiencë të rëndë renale me pastrim të kreatininës nën 10 ml/min).
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:
Përpara se të merrni këtë bar, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
-
Alerinit nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna. Bari mund të përdoret vetëm me recetën e mjekut, pasi të jetë vlerësuar raporti rrezik/përfitim.
-
Bari nuk duhet të merret gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, pasi cetirizina ekskretohet/kalon në qumështin e nënës.
Nëse përballeni me një nga rastet e mëposhtme, ndërprisni përdorimin e Alerinit dhe informoni menjëherë mjekun ose shkoni në shërbimin më të afërt të urgjencës:
-
Reaksion alergjik (reagim hipersensitiviteti).
-
Kriza të manifestuara me konvulsione të rënda e të papritura.
-
Hepatit.
-
Funksion jonormal hepatik.
-
Ngushtim i rrugëve të frymëmarrjes.
-
Çrregullim i pamjes.
-
Takikardi.
Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.
Përpara përdorimit, lexoni me kujdes fletëudhëzuesin që gjendet brenda paketimit.
Për çdo paqartësi, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Përdorimi:
Përdoreni gjithmonë Alerinit sipas rekomandimit të mjekut tuaj.
-
Fëmijët nga 6–12 vjeç: ½ tabletë (2.5 mg) në ditë.
-
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 1 tabletë (5 mg) në ditë.
Alerinit merret nga goja. Gëlltiteni të gjithë tabletën me një gotë ujë. Doza ditore rekomandohet të merret një herë në ditë. Mund të merret me ose pa ushqim.
Reviews
There are no reviews yet.