Agelmin 10 mg (cetirizinë)

(0 vlerësime)

664 L

Medikament OTC që vepron kundër simptomave të alergjisë.

 Kuti x 20 tableta

21 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #F002764 Kategoria:

Description

Agelmin përmban dihidroklorid cetirizine, i cili i përket një grupi barnash të quajtura antihistaminikë.

Cetirizina përdoret tek të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç për:

  • Të lehtësuar simptomat që lidhen me rinitin alergjik sezonal dhe kronik, si: tështimat, hundët e irrituara, hundët e bllokuara, kruarjen, skuqjen dhe lotimin e syve.

  • Të lehtësuar simptomat e urtikaries idiopatike kronike (enjtje, skuqje dhe kruarje e lëkurës).

Mos përdorni Agelmin nëse:

  • Keni probleme të rënda të veshkave (dëmtim i rëndë i veshkave me filtrim të kreatininës më pak se 10 ml/min).

  • Jeni alergjik nga lënda aktive apo ndonjërës nga lëndët ndihmëse të pranishme në formulim, nga derivatet e piperazinës apo hidroksizinës.

  • Keni probleme të rralla të trashëguara të intolerancës ndaj galaktozës, mungesës së laktazës LAPP ose keqabsorbimit të glukozë-galaktozës.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:

Nuk sugjerohet përdorimi i Agelmin gjatë shtatzënisë.

Duke qenë se cetirizina ekskretohet në qumështin e gjirit, administrimi i Agelmin gjatë ushqyerjes me gji është i kundërindikuar.

Ushqimi nuk ndikon ndjeshëm në përthithjen e cetirizinës.

Efektet anësore:

Si të gjitha barnat, edhe cetirizina mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse jo të gjithë njerëzit i manifestojnë ato.

Ndër efektet anësore më të zakonshme përmendim:

  • Lodhje

  • Tharje e gojës

  • Të vjella

  • Diarre

  • Dhimbje koke

  • Përgjumje

Ky është një medikament OTC, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.

Përpara se të përdorni këtë medikament, lexoni me kujdes fletë-udhëzuesin që gjendet në paketim, pasi përmban informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi:

Me përjashtim të rasteve kur mjeku e ka këshilluar ndryshe, përdorni Agelmin siç është e specifikuar në fletë-udhëzues.

Ju lutemi ndiqni këto udhëzime; përndryshe Ceteris mund të mos jetë plotësisht efektiv.

Rekomandohen dozat e mëposhtme:

  • Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç: Mund të konsumojnë 5 mg dy herë në ditë (një gjysmë tabletë dy herë në ditë).

  • Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: Mund të konsumojnë 10 mg një herë në ditë (1 tabletë).

  • Pacientët me dëmtim të moderuar të veshkave: Mund të konsumojnë 5 mg një herë në ditë.

Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë lëng.

Additional information

Veprues

Antialergjik

Firma

Kleva

Forma

tabletë

Sasia

20 tableta

Mosha

Të rritur

Dihidroklorur cetirizine, monohidrat laktoze, misër pluhur, polividon, stearat magnezi, hipromelozë, dioksid titani, celulozë etilike, etil ftalat.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Agelmin 10 mg (cetirizinë)”

Your email address will not be published. Required fields are marked *