Description
Xhel-kremi Phytocare është baza ideale e kujdesit ditor dhe make-up-it për lëkurën e yndyrshme të prirur për akne, inflamacion dhe komedone.
Teksturë e lehtë, që absorbohet plotësisht nga lëkura.
Frenon aktivitetin e gjëndrave dhjamore falë ekstraktit natyral të sabalit: prodhimi i sebumit reduktohet, çka bën që shkëlqimi i padëshiruar të largohet.
Në sajë të pranisë në formulim të acidit salicilik me efekt anti-inflamator dhe anti-bakterial, lëkura përmirësohet dhe bëhet më e lëmuar.
Vaji i avokados jo komedogjen ushqen lëkurën.
Bisabololi dhe pantenoli (provitamina B5) kanë një efekt anti-inflamator dhe qetësojnë lëkurën e irrituar. Përveç kësaj, aftësia e lëkurës për të mbajtur lagështinë përmirësohet dhe ajo mbetet elastike për një kohë më të gjatë.
Përdorimi
Aplikoni Aesthetico Phytocare Gel-cream pas pastrimit të lëkurës me Aesthetico Active Foam (shkumë pastruese).
Mund të përdoret në mëngjes dhe/ose në darkë.
Reviews
There are no reviews yet.