Actisoufre Spray

(0 vlerësime)

823 L

Spraj nazal dhe oral për sëmundjet inflamatore, kronike të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

150 ml

38 persona po e shikojnë këtë produkt

SKU: #F0044525 Kategoria:

Description

Actisoufre është një bar OTC, që mund të merret dhe pa përshkrim nga mjeku.

Indikohet në trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si riniti dhe nazo-faringiti.

Actisoufre kombinon vitamina me elemente gjurmë dhe me ekstrakte të majave, të cilat lirojnë rrugët orale dhe nazale.

Pakëson inflamacionin e mukozës nazale dhe nxit eliminimin e sekrecioneve, veçanërisht gjatë sëmundjeve kronike dhe të përsëritura të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Spraji ka veprim të dyfishtë:

  • Përdoret për higjienën nazale, lagështon dhe pastron mukozën nazale.

  • Pakëson inflamacionin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Kundërindikimet:

Actisoufre kundërindikohet të përdoret nga personat që kanë alergji nga squfuri apo nga përbërës të tjerë të pranishëm në formulim.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:

Në mungesë të studimeve dhe informacioneve në lidhje me përdorimin e Actisoufre gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, nuk rekomandohet përdorimi i tij në këto situata.

Medikamenti i mësipërm është një bar OTC, pra mund të merret pa rekomandim nga mjeku.

Përpara përdorimit të këtij medikamenti, lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.

Për çdo paqartësi, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi:

  • Fëmijët dhe të rriturit: Aplikoni 1 spraj të zgjatur në çdo anë të hundës, 3 herë në ditë, duke mbajtur kokën të përkulur nga mbrapa.

  • Foshnjat: Aplikoni 1 spraj në çdo anë të hundës, 2 herë në ditë. Aplikimi bëhet me kokën e mbajtur në anë, për të shmangur laringospazmat.

  • Në rrugë orale: Aplikoni 1 spraj në kavitetin oral, 3 herë në ditë. Më pas gëlltiteni.

Additional information

Veprues

anti-inflamator, pastrues

Firma

Laboratoires Grimberg SA

Forma

solucion

Sasia

150ml

Mosha

fëmijë, Të rritur

Sodium monosulphide, Saccharomyces cerevisiae type D, sacharin sodium, polysorbate 80, sodium methyl parahydroxybenzoate, chlorhexidine digluconate solution, sodium chloride, neroli flavour, purified water.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Actisoufre Spray”

Your email address will not be published. Required fields are marked *